Tërheqja nga gara elektorale e kandidatit të PD për bashkinë Mirditë, Mark Ruci, me synim për të bashkuar elektoratin dhe për të mundësuar fitoren e kandidatit Albert Mëlyshi, ka marrë vlerësimin e opinionit publik dhe është konsideruar një veprim i drejtë dhe mjaft pozitiv në favor të demokratëve mirditorë.
Këtë akt e ka përshëndetur dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili para pak ditësh teksa u shfaq në fushatë me kandidatin Mëlyshi, apeloi të gjithë faktorët dhe aktorët politikë në Mirditë që të bashkohen rreth kandidaturës së dalë nga primaret, pasi kandidati i tyre është krenari e cdo mirditori dhe është përfaqësues i vlerave më të mira të kësaj treve.
Thirrja e ish-deputetit Ndocaj, duket sikur ka rënë në veshët e kandidatit të PD. Mark Ruci dhe ky i fundit sot ka dekraruar tërheqjen nga gara për të mundësuar unifikimin e votës na favor të Albert Mëlyshit.
Ndocaj e ka përgëzuar veprimin e z. Ruci duke e cilësuar një ogur të mirë për ecjen e sigurtë drejt fitores së përbashkët.
Kaubojsi, i cili është shumë aktiv në këët fushatë, nuk ka ngurruar të ftojë sërish mirditorët të bashkohen pa hezitim rreth kandidaturës së Albert Mëlyshit, si mundësinë reale për t’i kthyer dinjitetin trevës së tyre fisnike.
Postimi i plote i ish-deputetit Eduart Ndocaj:
Dua te shpreh pergezimet e mija ndaj vendimit te drejte te terheqjes nga kandidimi te zotit Mark Ruci! Vlen te theksohet qe thirrja ime edhe pse mbase shpesh here vinte ne formen e ironise dhe sarkazmes ishte po aq edhe e sinqerte apo si e vetmja rruge per nje bashkim qe te dergon ne fitore! Duke marr shkas nga ky ogur i mire ,ftoj te gjithe Mirditoret qe te bashkohen per te mbeshtetur z.Albert Melyshi dhe ti rikthejn dinjitetin e duhur kesaj krahine qe meriton gjithcka!











