Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e kësaj të diele ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti.
Krah kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha dh kryetari i Partisë së Lirisë kanë prezantuar kandidaturën e tyre për këto zgjedhje në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçin.
Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë mbushur sallën sot në Elbasan dhe kanë dalë në përkrahje të Boçit.











