Valentina Ndocaj është zgjedhur si kandidate për Këshillin Bashkiak të qytetit të Brescia, Itali!
Për herë të parë komuniteti Shqiptarë ka një emër që mund të votojnë dhe që të kenë zërin e tyrë në këtë qytet.
Zonja Ndocaj është kandidatë në koalicionin e djathtë me në krye Fabio Rolfi kandidat për Sindaco nën siglen e partive kryesore si Forza Italia, Fratelli d’Itallia, Lega, Noi Moderati etj.
Ajo shprehet e bindur që komuniteti do e votojë me qëllim që si forcë reale do të promovojë vlerat e komunitetit Shqiptarë, pse jo komuniteti të ketë mundësinë për tu instaluar në çdo pozicion jetësor, politik, tregëtar, punë dhe organizime kulturore brenda këtij qyteti!
Kandidatja Ndocaj fton mbarë komunitetin Shqiptarë që të votojnë dhe të jetë përfaqësuese e këtij komuniteti e cila është e bindur që do japë kontributin e saj të jashtëzakonshëm për bashkëatdhetarët.











