Vriten dy persona në qendër të Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pasditen e sotme. Nga të dhënat e para, mësohet se kanë humbur jetën Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, njëri në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit.
Mësohet se dy personat janë përfshirë në një konflikt të çastit. Si pasojë, njëri ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa tjetri nga një goditje me thikë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.











