Drejtori i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani presion administratës: Më bëni like dhe share.
Krye-Aktivisti Ermal Kapllani
“Më shkoi goja pas kurrizit”, shkruan drejtori i Policisë Bashkiake për vartësit e tij, duke u treguar krahun për t’i shtyrë që të komentojnë e shpërndajnë fotografitë e shefit në rrjete sociale.
“Jemi mbi 600 vetë”, i shkruan Kapllani në Whatsapp punonjëve të Policisë Bashkiake, që trysnohen t’i bëjnë një shërbim imazhit të shefit.
Ermal Kapllani është në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe të keqpërdorimit e shfrytëzimit të administratës publike për llogari elektorale të kryebashkiakut Veliaj, i cili si urdhërues ka thyer Nenin 91 të Kodit Zgjedhor.
Aplikacioni Aktivisti nuk mjafton për të mbikëqyrur aktivitetin e punonjësve në rrjete sociale. Duhet vigjilenti i partisë Ermal Kapllani, që me forma të tilla presioni, synon të rrisë artificialisht mbështetjen ndaj kryebashkiakut.
Frika nga zgjedhjet bën të vetën. Ermal Kapllani tashmë ka hesape me drejtësinë, ndërsa Veliaj i ka me qytetarët dhe pas 14 majit, me drejtësinë!