Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi takon dashamirët e kafshëve: Bashkia ka abuzuar edhe me fondet e sterilizimit. Me laps e letër do i shënohen të gjitha në dosjen e plotë!
Një bisedë me dashamirësit e katërputroshëve, të cilët parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.
Bashkia pretendon se ka shpenzuar rreth 1.2 miliardë lekë në vitet 2016-2019 për sterilizimin e qenve të rrugës. Këto ishin prokurime fiktive, sepse në fakt bashkia aplikon vrasjen, helmimin masiv dhe jo sterilizimin.
Shpenzimi për sterilizimin e një qeni është faturuar abuzivisht deri 8 herë më lart se çmimi i përllogaritur.
Me laps e letër do i shënohen të gjitha në dosjen e plotë!
Masakra do të ndalet!
Mënyra si sillemi me kafshët tregon kulturën dhe ndjeshmërinë tonë.
Jemi njerëz dhe duhet të respektojmë çdo qenie të gjallë!
#BelindKellici #Tirana #meBelindin