Dashi
Sektori i dashurisë për çiftet do jete i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mire pranë te dashurit tuaj. Beqaret do jene mahnitës dhe do bëjnë për vete atë qe duan. Do jete një dite shume e bukur! Plutoni do iu mbroje ne sektorin financiar. Do keni shume fat. Përfitoni sa me shume, por tregohuni ne çdo moment edhe vigjilente.
Demi
Fale mbështetjes se planetëve sot do arrini ta përmirësoni edhe me shume jetën tuaj ne çift. Do e lini përgjithmonë pas krahëve te shkuarën e trishtuar. Beqaret gjithashtu do realizojnë një takim ashtu si e kishin ëndërruar dhe shume gjera do ndryshojnë për ta. Buxheti nuk do jete aspak i keq, megjithatë mire është qe te mos teprohet me shpenzimet. Do duhen para edhe për me vone.
Binjaket
Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do kujdeset edhe për detajet me elementare, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni aspak. Beqaret nuk duhet ta mbajnë mendjen tek dashuria sepse ajo nuk do vije për ta. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por me pak maturi mund t’i mbani te stabilizuara.
Gaforrja
Sot do kërkoni te dominoni mbi te dashurin e zemrës duke i imponuar mënyrën tuaj te të vepruarit. Kujdes! Me këtë sjellje jo vetëm qe mund te lindin konflikte por rrezikoni edhe ta lëndoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje një dite shume te mire për dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes nga Neptuni. Mos bëni shpenzime te mëdha.
Luani
Do e mbroni nga çdo gjë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Shume persona do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë një dite goxha te mërzitshme pasi do lodhen se kërkuari dhe serish nuk do e gjejnë personin ideal. Buxheti do jete i mire nëse tregoni kujdes dhe nuk shpenzoni për gjera te panevojshme.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do influencohet shume pozitivisht nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni me as problemin me te vogël me atë qe keni ne krah, përkundrazi do ndiheni mire gjithë kohës. beqaret do kenë një dite premtuese. Gjithçka qe kane dashur do mund t’iu realizohet. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës kështu qe nuk do ju dale asnjë e papritur.
Peshorja
Dite me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te çliruar. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do preferojnë te qëndrojnë ne qetësi. Me shpenzimet duhet te jeni te kujdesshëm dhe te organizuar sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu dalin probleme.
Akrepi
Kjo e sotmja ka për te qene një dite e jashtëzakonshme për ata qe janë ne një lidhje. Edhe ju vete do habiteni sesi çdo gjë do ju realizohet si me magji dhe ne çdo moment do ndiheni te lumtur. Beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Buxheti do mbetet ende i mire. Vazhdoni t’i menaxhoni njësoj te ardhurat dhe nuk do keni probleme.
Shigjetari
Do jeni mjaft sensuale sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishin imagjinuar se gjithçka do ju ndryshonte kaq shpejt. Buxhetin duhet ta organizoni me mire ne mënyrë qe gjendja te ketë akoma me tepër përmirësime.
Bricjapi
Disa prej atyre qe janë ne një lidhe do kalojnë vështirësi gjate kësaj dite, ndërkohë qe pjesa tjetër do kalojnë momente te qeta. Mundohuni qe para çdo hapi te reflektoni për pasojat ne te ardhmen. Ata qe janë vetëm nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre edhe sikur te mundohen pafund. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm fale lojërave te fatit, por mire është te mos vazhdoni me te luani me to.
Ujori
Nëse jeni ne një lidhje mundet edhe te mërziteni gjate kësaj dite sepse ka për te qene një dite rutine dhe pa ndonjë emocion te veçante. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë njohje qe ne mëngjes dhe do kenë një dite fantastike. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ta. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme se me pare, por jo aq e mire sa e keni dashur.
Peshqit
Sot priten ndryshime pozitive ne jetën tuaj ne çift. Duke qene me te hapur dhe me tolerante me partnerin do afroheni edhe me shume me njeri-tjetrin. Mund te flisni edhe për disa tema delikate. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Plutoni dhe mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Te ardhurat do përmirësohen ne mënyrë te papritur nga disa shpërblime qe do merrni.