Dita e diel e 5 shkurtit do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 4°C, në zona e ulëta -1 deri 7°C dhe në zona bregdetare 2 deri 8°C.
Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.










