Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës së veçantë në bigjilje të 555-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut, ka zbuluar debatin e bërë me europianët lidhur me emrin e Ballkanit Europian.
Ao tha së është përpjekur që tu shpjegojë atyre që ne jemi Europë, ashtu si është Europa Peërëndimore, Lindore.
Më tej ai shtoi se janë pikërisht turqit ata që preferojnë këtë emërtim për Europën Juglindore.
“Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.
Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur(Ballkani i Hapur).
Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua të them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.
Por për sa kohë kemi në dispozicion sot për çfarë është shkruar, libri që keni në dorë është një ndihmesë e çmuar me një këndvështrim të ri dhe një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm, pasi edhe burimet janë shtuar”, u shpreh Rama.
Gjithashtu, kryeministri gjatë kësaj bisede i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur me mbrojtjen që i duhet bërë heroit, pasi shumë vende te tjera po e bëjnë të tyre,
Rama tha se Skëndërbeu nuk ka nevojë për mbrojtje, por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë pasi ka shumë gjëra rreth historisë së tij, e padyshim një nga rrugët ku mund të marrim më shumë informacion është libri.











