InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Intervista/ Denada Dosti: Ja pse jam bashkëkryetare e PS për Kombinatin, besoj në vizionin transformues që ka Veliaj për Tiranën!

16 Janar, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Intervista/ Denada Dosti: Ja pse jam bashkëkryetare e PS për Kombinatin, besoj në vizionin transformues që ka Veliaj për Tiranën!

Për të gjithë ata që e njohin nga afër, Denada Dosti është modeli i të rinjve të apasionuar me punën dhe profesionin, energjike dhe e dedikuar për të dhënë kontributin e saj në zhvillimet politike në vend si dhe për ofruar vizionin e saj në dobi të proceseve social-ekonomike të komunitetit.

Këto cilësi, Denada, pas eksperiencave disavjeçare si juriste, por dhe si drejtuese e suksesshme në administratën publike, kërkon t’i injektojë tanimë edhe në politikën shqiptare.

Dëshirën e saj e bën edhe më të madhe lidhja e fortë shpirtërore me Tiranën, lidhje që siç thotë ajo, vijnë nga bindja se ky qytet tashmë ka ndryshuar dhe falë kryebashkiakut aktual Veliaj, sot kemi një metropol europian, me investime dhe politika sociale që e përafrojnë kryeqytetin tonë me disa nga kryeqendrat më mëdha të Europës.

“Lidhja me politikën vjen si dëshirë e brendshme e imja për të qenë kontribuitive dhe aktive në proceset e debatit publik, veçanërisht kur flitet për Tiranën,  ndaj dhe kjo është edhe arsyeja që unë jam sot bashkëkryetare e PS, të njësisë 6 në kryeqytet”.

Sipas Dostit, një mandat i tretë i Partisë Socialiste dhe kandidatit të saj Erion Veliaj është i nevojshëm që të vijojë rruga për transfomimin e kryeqytetit në një metropol atraktiv dhe epiqendër të zhvillimeve të mëdha ekonomike.

Ndiqni intervistën e plotë:

  1. Znj. Dosti: Krahas karrierës suaj profesionale, së fundmi ju shohim të angazhuar dhe në politikë. Cfarë ju lidh me politikën dhe a keni ndonë ambicie?

Ju falenderoj për pyetjen. Në fakt angazhimi im në politikë ka nisur më herët sesa angazhimi im profesional. E them këtë pasi angazhimi im në politik, konkretisht ndaj Partisë Socialiste ka startuar që në moshën time 17 vjeçare, duke dhënë kontributin tim pran Forumit të FRESH dhe më tej, duke pasuar angazhimin si drejtuese e një organizate.

Ambicia ime në angazhimin politik është të ndërthur eksperiencën time në politik dhe të ngre zërin për gratë që duan të angazhohen në politikë, si dhe për të çuar para zhvillimit të qasjeve ndaj afirmit të gruas në politikë.

  1. Shkurtimisht, mund të jepni një profil tuajin, duke na prezantuar kush është Denada e përdishmërisë?

Fillimisht,më lejoni tju them se, jam nëna e një vajze 7 vjeçare. E cila këtë vit është në klasën e parë. Me profesion jam avokate, por në punën time drejtojë drejtorinë juridike të një instiucioni shtetëror. Përditshmëria ime, kordinohet me jetën time familjare, profesionale dhe angazhimin politik. Të tre pikat e mësipërme përpjestohen pothuaj në mënyrë të barabartë gjatë çdo ditë.

  1. Çfarë synoni të arrini përmes politikës dhe ku konsiston zgjedhja që keni bërë për ti hyrë kësaj rruge?

Sikurse e përmenda pak më sipër, qëllimi im është të fokusohem tek gratë dhe vajzat të cilat hasin shumë vështirësi  gjatë rrugëtimit apo integrimit të tyre në profesion, në familje, në shoqëri etj.

Për sa më sipër në fokusin tim janë  zhvillimi i takimeve dhe aktiviteteve periodik me qëllim rritjen e angazhimit dhe pjesëmarrjes së grave në jetën politike, ofrimin e tyre për anëtarësim, si dhe rrijten e vëmendjes dhe vendimarrjes së tyre në jetën politike.

Gjithashtu, një qëllim tjetër i imi është komunikimi me qytetarët, mbi problemet sociale, duke inspektuar dhe verifikuar shqetsimet e tyre në terren, si dhe ruajtja e kominikimit me ta në mënyrë të vazhdueshme.

Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes zgjedhja ime për qëllimet e sipërcituara është padyshim Partia Socialiste. E cila është e vetmja forcë politike që ka në vëmendje gratë dhe vajzat, si dhe është forca politke që përshtat më së miri politikat social-ekonomike.

  1. A mendoni se është një zgjedhje e lehtë politika dhe nëse jo ku i shihni vështirësitë?

Për një femër, për një grua, për një nënë, për një vajzë, politika është zgjedhje e veshtirë.

Politika është vokacion, është art dhe ide.

Atë e konsideroj si një udhëtim në det ku në momentin më të mirë nis furtuna.

Si një familje ku duhet të përkujdesesh, japësh dhe marësh dashuri, të mposhtësh dhimbjen, të ndash gëzimin, të jesh shtyllë ku të mbështeten, të jesh fuqi të shtysh përpara, të jesh dallgë, të jesh engjëll dhe djall ndo nje herë. Në kuptimin të mendosh si ai për tu vetëmbrojtur anëtarët e familjes dhe në fund edhe veten.

Por politika është e bukur edhe pse një fushë e minuar, ku dominojnë burrat, fuqia e biznesit, fuqia që buron nga trashegimia, meritokracia dhe mjedisi ku ne jetojmë dhe zhvillojmë jetën, sfidën, konkurimin e çdo gjë. Politika ështe e vetmja fushë pa rregulla të caktuara😊.

  1. Gjatë kësaj periudhe të aktivizmit tënd, nga takimet me qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile apo dhe të grupeve të interesit, jeni ndeshur me mosbesimin e madh të tyre ndaj politikës shqiptare dhe klasës politike në tërësi. Keni një përgjigje tuajën pse ka ndodhur kjo?

Po, ka mosbesim, ka mosveprim, ka dhe dëshpërim, por ka shumë shpresë, ka shumë histori suksesi motivuese.

Kjo sot ndodh nga pritshmeritë e larta që kjo qeveri dhe forcë që përfaqësoj, ka prodhuar dhe është normale, pretendimet e njerzve të rriten ndjeshëm dhe ky është një lajm i mirë.

Në 30 vite Shqiptarët ende meren me çeshtjen e pronës, çështjen e Shëndetësisë, çështjet sociale, rendin sigurinë etj

Sot ka plage, si ajo e 1997, ajo e firmave piramidale etj me radhë.

Sot europa është afër dhe krahasimi dhe pretendimi është shumë i lartë.

Politika në Shqipëri ka prodhuar ndasi se sa bashkim, është promovuar ajo qe tjetri nuk bën dhe jo forca për tu bashkuar, për ti çuar gjërat para e ajo qe ka lënguar ka qenë Shqiperia.

Jemi ndoshta i vetmi vend ku kundërshtari politik gëzohet nga deshitimi i diçkaje apo një ndodhi ku mezi pret tronditje për të të baltosur.

Ne shajmë në Shqip për të marë zgjidhje në anglisht.

  1. Keni njëmodel tuajin në politikë?

Patjetër që po. Për mua modeli që ndjek është ai i Margaret Thatcher.

  1. Ju jeni një mbështetëse dhe drejtuese e strukturave të PS për Tiranën. Lali Eri, është kandidati i duhur për t’i siguruar këtij subjekti politik mandatin e 3 në kryeqytet? Nëse po, rendit arsyet?

Janë shumë arsye, se pse duhet që në zgjedhjet e 14 Majit duhet të votojmë Partinë Socialiste dhe pa pikë diskutimi Erion Veliaj është kandidati i duhur për Tiranën. Dhe sikurse e përmëndët unë jam bashkëdrejtuese e Partisë Socialiste Njësia 6. Ndaj nisur nga zona ku punoj për PS.

Disa arsye që mund të përmënd për se Z. Veliaj duhet të fitojë zgjedhjet në 14 Maj janë:

– Fillimisht, po e nis me atë që prek çdo familje dhe prind, falë investimeve nga Bashkia, në Tiranë kemi një shtim të ndërtimit dhe rikonstruksionit të çerdheve, kopështeve dhe shkollave. Investime të cilat na mundësojnë që femijët tanë të edukohen dhe shkollohen në ambiente të sigurta dhe me standarte moderne,  afër banesave te tyre dhe pa qenë nevoja të marin mësimin me turne.

Pa diskutim jane mundësuar hapsira kreative sociale dhe zhvilluese, ku smund të rrimë pa përmendur super zhvillimin që ka pësuar zona e liqenit. Parqet e shtuara me kende lojrash dhe sheshe pushimesh, të cilat tashmë janë në çdo lagje, shtimin e hapsirave të gjelbërta, kopështin zoologjik, etj., të cilat tashmë janë me vepra dhe fjalët mbesin të tepërta.

Gjithashtu, nën drejtimin e Z. Veliaj, qytatarët po marrin shërbimet nëpër njësitë administrative, me qasjen pozitive dhe parimet e drejtësisë, barazisë, paanësise dhe të të qenurit pranë qytetarëve.

Tashmë, çdo qytetar, femijë, i moshur apo shtresat në nevoje ndihen të përfshira dhe po ju jepet mbështetje, duke ju gjendur pranë atyre, nëpërmjet Qendrave të Shërbimit Social.

Gjithashtu, janë bërë shumë investime publike, në infrastrukturë, ndriçim të cilat kanë lehtësuar jetën qytetarëve të Tiranës dhe kanë mundësuar rritjen e vlerës së pronës në të gjitha zonat e Tiranës.

Nën drejtimin e Z. Veliaj, Tirana u shpall qyteti i sportit për vitin 2023, dhe padyshim me të drejtë, pasi janë krijuar kushtet dhe hapësirat e nevojshme për çdo aktivitet sportiv, me standartet më të mira të mundshme.

Theksoj se, këto janë vetëm disa nga të mirat, që Tirana ka parë nën drejtimin e Z. Veliaj, por që jam absolutisht e bindur se do shohim shumë e më shumë të mira për Tiranën edhe pas 14 Majit, po nën drejtimin e Z. Veliaj të Tiranës dhe nën qeverisjen e Partise Socialiste.

  1. Mesazhi juaj për qytetarët!

Mesazhi im për qytetarët do të ishte: të veprojnë me mençuri me votën e tyre, pasi duke besur në Partinë Socialiste do të vijohet të bëhen punët e mira për komunitetin duke na e bëre neve jetën më të bukur dhe më të thjesht.

Gjithashtu, qytetarëve të Kombinatit do ju jepja një mesazh nga zemra, të besojnë edhe në drejtimin e grave dhe ti mbështesin dhe promovojmë ato, pasi sikurse ka thënë dhe Margaret Thatcher: “Shtëpia duhet të jetë qendra, por jo kufiri i jetës së një gruaje”.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com