InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sulmi i paligjshëm te ‘Prestige Resort’, Zheji: Ku është opozita përballë Ramës?

3 Shtator, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, sot të gjithë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

Analisti Artur Zhehi shprehet se ky është momenti kur opozita duhet të jetë gardh te News 24, television i cili po sulmohet për shkak të vijës së tij editoriale.

Duke komentuar sulmin e paligjshëm të IKMT-së te Prestige Resort, Zheji e lidh me qëndrimin e mediave News 24, Balkanweb dhe Panorama.

Keni një koment për atë që po ndodh në Prestige Report?

Pamjet nuk kanë nevojë për koment, po sulmohet në mënyrë tendencioze një biznes. Lepuri fle te News 24, Balkanweb, te qëndrimi i linjës editoriale e këtij grupi mediatic. Kjo është pika që është vënë si objektiv për tu goditur, është marrë një shënjestër false. Kërcënimi funksionon: unë do të shkatërroj nëse ti do vazhdosh të kesh një qëndrim editorial të pavarur në raport me të vërtetën që është ndryshe nga raportimi që bëjnë mediat e tjera të cilat janë përshtatur dhe përkulen shumë në kurriz kur flasin. Të gjitha mendimet kryesore shkojnë në këtë drejtim: ka një përputhje të leximit të kësaj situate nga shumica e atyre që e shohin këtë. Këtu kryeministri dhe shteti nuk po fshihen. A po fshihet opozita? Ku është ajo? Opozita duhet të ishte këtu te studiot e News 24, gardh ndaj këtij kërcënimi që kërcënon fjalën e lirë. Këtu skemi të bëjmë më me 2 pishina, kemi të bëjmë me një gjë edhe më të madhe, kemi të bëjmë me një llogore ku po mbrohet fjala alternative. Ne kemi sot vetëm këndvështrimin e qeverisë. Rama po i vendos gjërat para faktit të kryer dhe po i prish me fadroma, ndërsa këta me statuse dhe me skype dhe të nxirë nga plazhi. Kjo është një betejë trup më trup, është një betejë direkte dhe jo verbale. Pikëpyetjen më të madhe në këtë situatë kur shteti godet materialisht, e kam për opozitën, duhet përgjigje me vepra. Ky është rasti për të ftuar militantët e saj për të realizuar mosbindjen civile. Për të krijuar një gardh mes shtetit dhe lirisë së medias. Në qoftë se duan ekistencën e tyre, këtë duhet të bëjnë. Forca e qeverisë buron nga fakti se sheh një opozitë të ngathët.

Pse mendoni se është zgjedhur një aksion në një periudhë pushimi?

Në fundjavë opinioni public është i shpërqëndruar. Është momenti më i mirë për të bërë goditje. Edhe hajdutët e bankave në ditë fundjave zgjedhin të vjedhin. Kemi dëgjuar disa herë për mosbindje civile. Ky është rasti. Më vonë është vonë.

A prisni të ketë reagime për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera?

Duhet të ketë një solidaritet edhe nga grupet e interesit të cilat nuk duhet të fërkojnë duart që po goditet një grup mediash që kanë një qëndrim të pavarur. Goditjet që bëhen në Resort është si të themi “I bihet pragut që të dëgjojë dera”.

Si ndalet Rama?

Në qoftë se do kisha si mision ndaljen e Ramës do isha future në politikë. këtu është puna te ndalja e tiranisë. Të gjithë kryeministrat e Shqipërisë kanë qenë arrogantë. Arroganca e Ramës ndalet në qoftë se ka përballë një opozitë të bashkuar, në qoftë se lexon se njerëzit i besojnë opozitës.

Të Lidhura

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026
Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026
Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026
Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com