InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çollaku: Kriza në PD nuk e ka kapur ende fundin, drama më e madhe do ishte ndarja

16 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Opinione
A A
Kreshnik Çollaku zbardh qëndrimin në kryesi: Dhuna vijë ndarëse. Situata ka nga mbrapa inteligjencë anti-Nato

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku thotë se Partia Demokratike ndodhet në mes të një krize historike, për të dhe të djathtën.

Ai shprehet se ashtu si çdo krizë do i bëj ciklet e veta, por se kriza ende nuk e ka kapur fundin ekstrem dhe se ka gjasa që të thellohet akoma.

Çollaku shtoi se nëse del një moment nga përjetimi i brendshëm, me syrin e një njeriu që bën një analizë të ftohtë, sheh se kriza ka rrezik të shkojë në një shkallë më poshtë dhe pastaj mund të ringritur.

Na ka ndarë diçka parimore, ka veprime të natyrës individuale. Pala tjetër është më e organizuar më aktive, më luftarake. Kemi qenë më të tërheqës, se duhet të masim çdo gjest çdo kundër reagim, jemi të detyruar të heshtim më shumë se pala tjetër.

Jam përpjekur në ekstrem të mos shkoj në zonë në këtë periudhë të konflikti, mendoja se ata njerëz duhen lërë të lirë nga konflikti i madh. Pasi ndarja mund të bëhet e parikuperueshme, kjo sjellje nga pala tjetër është parë si dobësi.

Unë i njoh strukturat, ka degë të partisë ku ata që mbështetën Berishën dhe Foltoren janë shumicë, ka të tjera ku janë pakicë. Është përpjekje për ta mbajtur të tërën bazën poshtë.

Ka një lloj vetëpërmbajtje, në momente të caktuara e diskutueshme, por preokupimi ka qenë të mos e çajmë ndarjen deri poshtë. Grupi tjetër është më i organizuar, më luftarak.

Kjo jep perceptimin e gabuar se është shumica. Por nuk është e tillë. Ne e kemi borxhin dhe detyrimin ndaj partisë që të bëjmë të tonën që të shmangim më të keqen, e keqja nuk është përçarja, e keqja është ndarja.

Numri 44 mijë është spekulim shumë i madh. Sipas të gjitha të dhënave që ne kemi, është më pak se gjysma e asaj shifre, është më pak se 20 mijë, në të gjitha verifikimet që kemi nga terreni, por është një masë e respektueshme.

Ai tha se në referendumin e organizuar nga Rithemelimi nuk kanë qenë të gjithë demokratë, por edhe mbështetës të strukturave të LSI-së, duke nënvizuar se e vërteta është se pati një lloj përzierje të strukturave ndonëse nuk është etike.

Sipas tij, PD sot fatkeqësisht është e ndarë në dy realitete paralele, ka dy Këshilla Kombëtar, dy Kryesi, dy struktura kapilare degësh dhe shkon e tëra kështu.

Rreziku, drama më e madhe do ishte ndarja. Ndarja ndodh në një pikë, mbasi të caktohet legjitimiteti i dy statuteve që kanë një kontestim në gjykatë. Megjithëse erdhi shumë çuditshëm vendimi i Zhukrit, ne e pranuam, ndonëse shumë i hidhur dhe i padrejtë.

Ne jemi 32 deputetë dhe shkojmë në një godinë që ka ndërruar siglat e partisë që mund të dalin të paligjshme pas një vendimi gjykate.

Ka një vulë tjetër, organizim paralel tjetër, nga ana jonë po pritet një vendim përfundimtar, për të parë se kush është statuti legjitim i cili legjitimiton strukturat që ngrihen mbi atë statut legjitim.

Gjykata e Apelit do e vendosë. Në rast se Gjykata e Apelit do të njohë legjitim statutin e 11 dhjetorit, që unë e shoh të njëanshëm, që unë i shoh si struktura paralele. Unë nuk dal nga sigla e PD.

Ndoshta do jem pakicë, do them po të njëjtat gjëra si pakicë por do respektoj legjitimitetin e gjykatës dhe verdiktin e saj. Pyetja është: Po kolegët e mi të Rithemelimit a do e njohin nëse gjykata njeh statutin e datës 18?

Nga ana ligjore nuk varet nga ata, por kjo nëse nuk e pranojnë verdiktin që nuk ju pëlqen kjo çon në ndarje se ata praktikisht kanë themeluar një subjekt tjetër që nuk është PD.

Kjo është përçarja, por ndarja në terren do të ketë pasoja dramatike. Sidomos në koka, në krye ndarja ka ndodhur. Poshtë them unë, mund ta shmangim. Sepse kjo mund të shkaktojë një katastrofë elektorale.

Kjo në thelb do të thotë se ne humbasim të gjitha bashkitë.

Të Lidhura

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com