InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjedhja e presidentit/ Ironia e Agron Gjekmarkajt: Babo një ditë me pas i telefonon Bake xhanit!

5 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Zgjedhja e presidentit/ Ironia e Agron Gjekmarkajt: Babo një ditë me pas i telefonon Bake xhanit!

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo një ditë me pas i telefonon Bake xhanit !!

Fati i cili nuk ndihmon guximtaret por zyrtaret e desh që keto mejtime ti shkruaj hipur në balonë duke udhetuar drejt Romes si sadrazem mbi sokak. Po ikim me zemren plot. Njerzit janë më të qetë se zakonisht.

Pas kanë lënë një hall të madh, dilemat e pikepyetjet që e shoqeronin atë mullâ. Kë Babo do të zgjedhe President të Republikes? Kush e si do të jetë ai? Sa i gjatë , sa i hollë, sa ezmer, sa xhanan burrë, sa shakaxhi, sa mirënjohes me Babon mbi të gjitha do të jetë?

Tani keto hamendesime që qeder ja bënë qejfin shoqerisë i takojnë së shkuares.

Babo i cili mban në dorë kutin e gjësë, masat e perfeksionit, raportin mes formes dhe permbajtjes, dallimin mes të gjallëve e të vdekurve, duke perballuar vuajtje e mundime e vuri doren tek Gjeneral Bajram Begaj.

Ne dje parashikuam sesi në krahina të ndryshme perthyhet emri! Baçi i Republikes në Tepelene ! Barjami në Vlorë! Bake andej nga Permet Skrapari, Bomi në Tiranë. Por mesuam që Babo në telefonaten e tij sot ishte drejtuar me Bake po këtë do shtjellojmë pak më poshtë sapo të vemë në qoshet e veta ca vogelsira.

Mëqënëse u vertit llafi, se nuk na lanë rradhë ata të uruar ministrushër e ministrushe me vrapin e ngasjen engjullore, jashtë per të nxjerrë , ato fjalë zemre, atë nur urimesh, plot gufim e pjalm,ëndje e besë, shpresë e gezim që Shqiperia atë dekik paskesh pritur per ta ngjatetuar, me krahë të lehte, me bereqet e shendet të të kemi në Krye të shtetit tonë me një kokë të vetme o Bajram vellai!

Ne të opozites qysh se na ka hy dreqi në bark , mes tollovitjesh të asaj dite me vapë ca shkuam në sallë, ca ndejen në shtepi e ca në plazh duke gjykuar njëri-jatrin moralisht e politikisht.

Ashtu siç i ka hije një luftetari të paepur dhe jashtë çdo grupi që pretendon monopolin mbi të miren, në atë të lenduar PD por vetem në PD kam marrë në dorë flamurin kunder bojkotit të institucionit !

Me të mbeshtjellë si heronjtë e realizmit socialist , si mitralieri Sulo në luftra epike , rënda, krenar por pa entuziazem në sallen ku baballaret e nënat e kombit pleqerojnë dertet e vatanit.

U akuzuam nga miqtë puritanë se dashkemi rroga? Po ka ca rrogetarë ky shteti ynë që ato të uruara kacidhe presin në fund të muajit. Me ato i bëjnë derman jetes. Unë jam njëri prej tyre. Ma bëni hallall që e dua rrogen më shumë se,”opozitarizmin e vertetë”, në djall “idealet e medha” perballë rroges së vogel! Shyqyr që Presidenti i zgjedhur nuk na ra nga llozha tek perkulej me shtrengu qepallat me Babon.

Por shtysa e ketij meditimi nuk ishin keto kothere personale po ajo që ndodh një ditë më pas me Babon dhe të vetet!

Babon sot e zu gjumi pasi rojet bënë terbiet edhe një kalinaç që lehte pa prâ ! Eh ç ma nxiu jeten mermeriti, keshtu i mbajnë fjalimet edhe ministrat e mi. Por pastaj fjeti goxha mirë!Kur u zgjua gjet një mullar me sms që e levdonin siç dinë ata që ja dinë huqet Babos po për me shumë kanë nevojë per të! Konkluzioni ishte vetem një që si Babo ska, ai është gjeni !

U ndal vetem tek një ! Presidenti i sapo zgjedhur e falenderonte per besimin, e pyeste si ka fjetur, në është i lehtë ajri i Surrelit ! Babo i cili e tkurr dhe bymen siç do ai koinfidencen u angeshtu pak per këtë afri ! Rrufiti kafen e cila i ngjante si fytyra e thartuar e të gjithë atyre që nuk ja dolën të vinin Dvoranë në bash të vendit ! Me pasi i ra telefonit të Presidentit të sapo zgjedhur ! Nga andej ndihej atmosfera e një bisede institucionale ! Babo i ra shkurt ” unë i kam zët këta titujt dhe emrat e gjatë, po kaq edhe termat serioz si President, Gjeneral e të tjerë !

Në medyshje jam mes nofkes Baçi ose Bake xhani ! Kjo e dyta ka më sentiment dhe kolor. Edhe mua vete “i gjati” me therrasin edhe si distancë po edhe se me shohin nga poshtë ! Ashtu bej dhe ti! Gjenerali gelltitej se nuk e kishte parashikuar këtë po Babo e ka zët monotoninë ai krijon thyerje! Pastaj vazhdoi ske pse me merr shpesh në tel, porositë ti shpie me Elisen ose me Taon, megjithese këtë të fundit ja kam qepur nga pas opozites “properendimore”! Ai i mbulon keta si ky sherrxhiu Gjekmarkaj, i thotë vazhdo keshtu si properendimor se je mirë.

Keshtu qe Elisa ti sjell ç’të duhet e të thotë çfarë të bësh afer është e nuk perton! Ti per çdo hall që të kesh mos u ndal asaj rrefeja, e sa hap e mbyll sytë fap fap behet ! Po degjo se unë jam Presidenti i tha asaj ane të telefonit !

E di Bake e di qe je ndoca shakxhi ja ktheu, pusho sot mos e merr me stres, hajt gjigand, hajd vella ditë të mbarë” ! Keshtu e mbylli Babua paraditen dhe ne udhetimin.

Të Lidhura

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026
Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026
Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026
Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026
Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale
Aktualitet

Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com