Propozimi i kandidaturës së kreut të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneral-major Bajram Begaj për Presisend të Republikës, ka ngjallur dhe reagimet e para, të cilat më së shumri kanë të bëjnë me profilin e tij nështrues ndaj kryeministrit Rama, i cili tashmë pritet të ketë në duar të gjitha institucionet dhe pushtetet.
Ish deputeti Ndocaj, një njohës i kryeministrit, ka shfaqur skepticizmin e tij për figurën e z. BEGAJ dhe këtë gjë e bazon tek karakteri i Ramës, i cili gjithnjë servir figura të nënshtruara dhe kontrolluara nga ana e tij.
Ndocaj, gjithashtu është përpjekur të lexojë dhe takimin e mbrëmshëm në kryeministri, teksa gjenerali u shfaq i mekur dhe me një gjuhë trupi që tregonte shkallën e përkulshmëruëisë dhe sjelljen servilolëse ndaj kryeministrit, gjë jo e mirë për institucionin e Presidencës, pasi tashmë duket qartazi që garanti i kushtetutës së vendit do të jetë një “dordolec” i kontrolluar nga ekzekutivi.
Reagimi i ish- deputetit Ndocaj:
Ja dhe lustraxhiu i fundit i “mbretit të Surrelit”! Prezantimi i të ashtuquajturit “President” nga Edvini në kryeministri ishte e dhimbshme. Zëri nënshtrues, falënderues, lëpirës, i pa shpresë i ushtarakut ishte e turpshme. Ja ku ka mbërritur institucioni i Presidentit!! Ku një rrugaç, arrogant dhe injorant i përçmon njerëzit dhe kombin në çdo dalje publike.











