InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Flamur Hoxha: “Në PD ka deputetë butakë, pa shtyllë kurrizore”

3 Qershor, 2022
in InfoPress, Politikë
A A
Kuvendi i 18 dhjetorit do të bashkojë demokratët, koha për një epokë të re në PD

Deputeti demokrat Flamur Hoxha thotë se elita e Partisë Demokratike duhet të reflektojë lidhur me krizën që po kalon.

Ai shprehet se është sekretar organizativ i PD, por se qenë kundër grupit të Rithemelimit, pasi janë krijuar dy struktura paralele, ku një strukturë nuk e njeh tjetrën.

Hoxha tha se PD ka ngelur peng i vendimeve të gjykatës.

“Vendimi është në apelim, do presim përfundimtarin. Jam sekretar organizativ, dhe anëtar i thjesht, por nuk më ndalon asgjë të kontribuoj njëlloj si kryetari. Problem është bashkimi real i PD.

Grupi parlamentar i PD me zhvillimet e fundit, kërkoi bashkimin e PD, duke detyruar ish-kryetarin të japë dorëheqjen, diçka për tu vlerësuar. S’e them dot që Berisha nuk ka mbështetje në 30 vite ka pasur mbështetjen maksimale.

Do ketë atë grupimin që i ngjan një shpendi pa krahë nuk shkon askund. Është rikthyer në disfatat e 2013-ës. Në 30 vite kemi parë parti me numër shumë të vogël anëtarësh dhe kanë pasur pjesëmarrje në qeverisje.

Sfidoj këdo nëse mendon që grupi i Rithemelimit me gjithë zgjedhjet që ka zhvilluar dhe do zhvillojë, mendoj se dy janë problemet madhore. Grupi i Rithemelimit nuk po bën hapjen, më të bashkuar më të fortë, më të hapur. Ka në grupim ata të cilët sot nuk ngjallin besim tek elektorati i djathtë.

Ne kemi bërë proces të zgjedhjes së kandidaturave model gjithë anëtarësia ka shprehur vullnetin. Zgjedhja e kandidatëve në 2021 ishte e gabuar, nuk duhet të përfshiheshin deputetë që nuk japin besim dhe nuk marrin votë.

Unë jam njeri i sfidave për të fituar dhe këtë mision mendoj se PD duhet të ketë. Nëse nuk e meritoj të jem deputet, nuk jam dështak në jetë dhe do kacavirrem mbas lakmisë së pushtetit për të krijuar diçka personale.”, tha ai.

Hoxha shtoi se nëse do të ishte kryetar i partisë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të bënte një analizë, pse nuk u morëm deputetët që duhet të merrnim.

Sipas tij, asnjëherë nuk u pa një hap mbas i atyre që kanë dekada në politikë dhe nuk e kuptojnë që nuk japin shpresë të marrin vota te elektorati i djathtë dhe të japin besim.

Ai nënvizoi se është për bashkimin e PD, ballafaqim me elektoratin dhe kush nuk merr rezultatin, duhet të japë dorëheqjen.

“Unë e kam për fyerje të më thonë që je pjesë e klanit të Berishës apo Bashës. Jokoherenca politike të bën të jesh butak, pa shtyllë kurrizore. Janë ata deputetë të cilët ndryshojnë qëndrime nga mëngjesi në darkë, ky fenomen ndodh në politikën shqiptare, tek ata që nuk e kanë të qartë finalen që duan të arrijnë, është koha që secili të ballafaqohet me elektoratin.

Janë ata që mbështetën Bashën në korrik dhe në shtator ndërruan mendje. Janë oportunistët që kanë qëllim të përfitojnë dhe ata në minorancë që janë të drejtpërdrejtë. Nga sot e tutje unë nuk do hesht për të qenë i drejtpërdrejtë edhe sikur asnjë ditë të mos jem në politikë edhe sikur t’i kem të gjithë armiq.

Kam pranuar realitete në 30 vite. Do jem brenda PD përballë Sali Berishës dhe çdokujt për të folur përballë. Nëse dikush se ka kuptuar që PD sot është në krizë të jashtëzakonshme, bën hipokrizi.

Si mundet ne të mendojmë që të përçarë të lëmë një pjesë jashtë. Ne nuk mundëm dot të merrnim gjysmën e votave të shqiptarëve. Si mendojmë që të ndarë kemi shumicën.

PD nuk i ka hapur dyert për rininë, PD peng e klaneve të atyre që nuk krijojnë shumicë. Sfida e PD është të largojë ata që e kanë mjelë si lopë.

Lidhur me mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës, Hoxha kërkon që në kushtet aktuale të hapet një garë për më shumë lider të PD, edhe ata që nuk janë deputetë.

Duhet të krijojmë një parti model, me rregulla, meritokraci, anëtarësi të certifikuar dhe jo të bëhen procese zgjedhore ku përcaktojmë fituesin. Do jem kritik kundër atyre që janë të pazëvendësueshëm.”, tha ai.

Sa i takon rolit të Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Hoxha tha se në mbledhjen e grupit parlamentar, mendimi i shumicës ka qenë për të qenë pjesë e procesit, për të dhënë mundësinë që të jepnin propozimet, siç e kërkon Kushtetuta.

“Kam qenë dhe do jem kundër bojkotit, i takon të ardhmes të gjykojë nëse propozimet e PD, ishin përbashkuese ose jo. Në raundin e tretë ndryshuan rregullat e lojës.

Presidenti do zgjidhet me votë jo morale, jo gjithëpërfshirëse. Mendoj që kemi mbajtur qëndrim dhe pozicion të drejtë.”, u shpreh Hoxha.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com