Partia Demokratike denoncon një tjetër aferë të qeverisë me tenderat. Përfaqësuesja ligjore e PD-së Marinela Ziu në një postim në facebook shkruan se “pas dhënies klienteliste të projekteve të rilindjes urbane, ujësjellësave, rrugëve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, tashmë miku i Kryeminisrit do të hartojë edhe projektin e rehabilitimit të shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare”.
Pa asnjë çudi, vijon Ziu, tenderi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me fondit limit 104 mijë euro, është fituar nga klienti i qeverisë dhe mikut personal të Kryeministrit, duke ofertuar plot 104 mijë euro, sa 100% e vlerës së fondit limit.
Partia Demokratike, thekson Ziu, prej 9 vitesh ka denoncuar me prova, fakte dhe dokumentacion zyrtar korrupsionin në çdo nivel të kësaj qeverie, klientelizmin dhe përqëndrimin në një grusht njërëzish të pasurive publike dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve, dëmi i të cilit, konfirmuar edhe nga KLSH, shkon deri në 8 miliardë euro.












