Zbardhen të tjera qëndrime në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD. Përveç debatit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ka pasur dhe ndërhyrje nga deputetë të tjerë.
Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj deklaroi se për grupit e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’.
Termi guvernatore është përdorur serish në mbledhje nga nga Berisha si fyerje për ambasadoren e SHBA.










