Si kuptoj dot këta që votuan përjashtimin e Berishës nga PD dhe tani i vënë një të përjashtuari kusht të mos bëhët kryetar ?!
Ja të supozojmë të paimagjinueshmen: që Berisha tërhiqet nga kryetarllëku dhe Basha ikën : A do ta pranojë Berishën e shpallur “non grata” nga SHBA si pjesë të PD kryetari i ri ?!
Këto janë pyetje që këta që po vënë kusht tërheqjen e Bashës dhe Berishës duhet ti përgjigjen !
Se PD u nda për shkak të përjashtimit të Berishës me argumentimin e ruajtjes së linjës pro-amerikane të sajë.
Kjo thirrja për bashkim me ata që midis SHBA dhe Berishës zgjodhën hapur këtë të fundit nënkupton që edhe pjesa tjetër tjetër e deputetëve të PD, ata që e mbështëtn e votuan përjashtimin, kanë heq dorë nga “pro- amerikanizmi” i tyre ?!
Këto janë pyetje e dilema që duan një përgjigje..?
Një PD me Berishën brenda, kryetar apo jo ,është në mos antiamerikane në përplasje të hapur me SHBA dhe rrjedhimisht pa asnjë shans për të ardhur ndonjë herë në pushtet . Me që e gjithë kriza, akuzat madje e përleshjet fizike brenda PD kanë në thelb pamundësinë për të ardhur në pushtet. Si do ta zgjidhë kryetari i ri i pranuar ,produkt i bashkimit PD – Foltore, “kushtin” e nënkuptuar për të qenë edhe me Amerikën edhe me Berishën ?!
Mua më duket e pamundur dhe uroj ta kem gabim .Por ndoshta mund të gjendet ndonjë gjeni nga këta që propozojnë zgjidhje kompromisin në fjalë ti jap dum . Jam jo vetëm kureshtar por edhe i interesuar se si dhe kush mund ta zgjidhë këtë kontradiktë, qartësisht antagoniste ?!