InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Reagon protestuesja/ Kur shoh Petrit Vasilin në protestë më vjen për të vjellë!

13 Mars, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Reagon protestuesja/ Kur shoh Petrit Vasilin në protestë më vjen për të vjellë!

Klara Axhemi, e cila është një studente ka folur për protestat që kanë pushtuar vendin për 4 ditë rresht.

Një protestë e cila është thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë, nga mbledhur me mijëra persona në shesh. Por protestës së pavarur i janë bashkuar edhe aktor të politikës, mes të cilëve edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Klara Axhemi shprehet se i vjen për të vjellë kur sheh Vasilin dhe të tjerë persona të klasës politike në shesh.

Ajo shton më tej se: “Keta lëtyra të pafytyrë e të dalë boje, njerëz që në këtë vend nuk i do askush se vetëm janë tallur me interesat e këtij populli e të këtij vendi, nuk kanë se pse shfaqen më në publik.

Ata nuk kanë vend në protestat qytetare sepse e bëjnë pis atë me pocaqillëkun që përfaqësojnë”.

Reagimi i plotë i studentes:

Pushtimi i rrugëve dhe shesheve të Tiranës dhe qyteteve të tjerë të Shqipërisë nga protestues të shumtë që janë ngritur jo vetëm kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por edhe kundër vjedhjes që shteti ju bën qytetarëve, është ngjarja më e bukur e këtij fillimpranvere, qe ne fakt paralajmëron se reagimi qytetar eshte i vetmi mjet që mund të ndalë arrogancën dhe vjedhjen e qeverisë.

Mirëpo gjithë bukurinë e protestës, rebelimin dhe forcën qytetare që shpaloset nëpër rrugë e sheshe edhe duke u përleshur me policinë e duke iu kundërvënë dhunës shtetërore, e prish prania në to e disa fytyrave të urryera të politikës që në gjithë këta vjet jo vetëm nuk kanë përfaqësuar e mbrojtur interesin qytetar, po përkundrazi kanë vjedhur, abuzuar e shpërdoruar.

 

Unë iu bashkova protestës si të gjithë qytetarët që ndjehen të kërcënuar nga rritja e çmimeve dhe nga pasiguria e të nesëmes që detyron mijëra të rinj e të reja të ikin nga ky vend e bindur se vetëm protesta e vendosur per t’u shkuar deri ne fund plotësimit të gjithë kërkesave eshte zgjidhja, po kur shoh se në protestë është edhe Petrit Vasili e gjithë soji e sorrollopi i klasës politike që ai përfaqëson, më vjen për të vjellë. Në fakt më vjen për të dhjerë, po për etikë thashë për të vjellë.

Keta lëtyra të pafytyrë e të dalë boje, njerëz që në këtë vend nuk i do askush se vetëm janë tallur me interesat e këtij populli e të këtij vendi, nuk kanë se pse shfaqen më në publik.

Ata nuk kanë vend në protestat qytetare sepse e bëjnë pis atë me pocaqillëkun që përfaqësojnë.

Imazhi i Petrit Vasilit në protestë është argumenti që përdor Edi Rama për ta paraqitur protestën si organizim të bandës së hajdutëve dhe të sojit të tyre, ndaj vëllezër dhe motra protestues, unë jam gati e do ta bëj. Bëjeni edhe ju, nëse fytyra si Petrit Vasili i shihni në protestën tonë pështyjini e përzijini.

Protesta është e qytetarëve, jo e hajdutëve dhe partisë së tyre.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com