Çaji vs Vaji
Disa opinionistë po rreken të na sqarojnë se LUFTA dhe PR nuk janë e njëjta gjë, dhe se presidenti i Ukrainës nuk po lufton, por thjeshtë po bën PR.
Normalisht që nuk kam asnjë dyshim që presidenti I Ukrainës apo kryetari i bashkisë së Kievit po e kalojnë kohën vetëm nëpër llogore duke shkrepur mitralozë e antiankë, pasi ata kanë shumë e shumë për të bërë në këto kohë dramatike që po kalon vendi i tyre.
Ajo që për mua e shumë shqiptarë bën ndryshimin, është se shembuj të tillë jo vetëm që janë frymëzues, por na tregojnë distancën astronomike mes udhëheqësve të vendeve të tjera dhe politikanëve shqiptarë, të cilët jemi mësuar që ti shohim në shërbim të huajve, kundër popullit të tyre .