Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi i djeshëm në Lushjne. Në një postim në Facebook, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Lushnjes që të votojnë më 6 mars për Indrit Sefën. Sipas tij ai do të t’i japë fund modelit të korrupsionit në këtë qytet.
Postimi i Plotë:
Në 6 mars, lushnjarët do të votojnë Partinë Demokratike dhe Indrit Sefën, i cili do të jetë avokati më i mirë për bashkëqytetarët e tij. Me datën 6 Mars është në dorën e lushnjarëve ti japin fund modelit të korrupsionit në bashkin e tyre. PD do ti japë Shqipërisë një modeli të ri përfaqësimit dhe një politike të re me fytyrë njerëzore. Voto Partinë Demokratike Voto Indrit Sefën Voto Nr. 2