InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Armiku te porta–Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

25 Shkurt, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Armiku te porta–Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Nga Florion Metohu

Nuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të shekullit të XXI që ndryshoi kornizën e rendit dhe sigurisë Botërore.

Pasojat e këtij veprimi, përveç humbjes së Ukrainës që tashmë është e sigurt, do të jenë afatgjata, jo vetëm për Perëndimin, por për të gjithë arenën ndërkombëtare. Një gjë është e sigurt. Trendi i viteve të fundit, ai i trimërimit të diktatorëve anë e mban botës, nuk mund të mohohet.

Politikat e sanksione ekonomike nuk janë më efikase për të parandaluar marrëzitë e këtyre individëve. Udhëheqësit perëndimor arsyetojnë, duke gabuar, sikur këta diktator janë të djeshëm ndaj mirëqënies së shtetasve të tyre. Kjo gjë do të ndodhte në një demokraci ku politikanët japin llogari përpara zgjedhësve të tyre por, jo në shtete ku nuk ekziston asnjë mjet kontrolli ndaj udhëheqësit.

Ndoshta kjo krizë do të sjellë dhe një ndryshim në të menduarin e Perëndimit dhe një nga zonat e fokusimit të aksionit euro-atlantik do jetë padyshim Ballkani Perëndimor.

Për të paktën një dekadë, kjo pjesë e kontinentit është neglizhuar nga Bashkimi Europian, duke vendosur kushte pas kushtesh për tu plotësuar nga shtetet e këtij rajoni me qëllim anëtarësimin. Por nuk duhet të harrojmë se vetë objektivi kryesor i projektit të bashkimit të vendeve europiane pas Luftës së Dytë Botërore, ishte eliminimi i konflikteve.

Sigurisht Ballkani Perëndimor ka probleme të mëdha me shtetin e së drejtës dhe korrupsionin. Të njejtën gjë mund të themi dhe për Bullgarinë dhe Rumaninë kur u anëtarësuan dhe në qoftëse do të zbatoheshin të njëjtat kritere si ato ndaj rajonit tonë, nuk do të ishin bërë pjesë e familjes europiane.

Anëtarësimi i tyre apo dhe i vendeve Balltike ishte mbi të gjitha një vendim gjeopolitik, për ti futur nën ombrellën mbrojtëse ekonomike, politike dhe ushtarake të NATOS-s dhe BE, pa të cilën edhe ato sot do të ishin të kërcënuara nga revanshizmi i “Putin i Tmerrshmi”.

Ballkani Perëndimor gjendet në një udhëkryq dhe si një rajon ku influenca ruse ka qenë tradicionalisht e madhe, rrezikon të kthehet në një tjeter zonë e nxehtë për Perëndimin. Shenjat nuk janë aspak të mira.

Serbia është kthyer në një qendër operacionale ruse nga ku koordinon aktivitetin e vet të influencës dhe destabilitetit për të gjithë rajonin. Kujtojme ketu tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, të organizuar nga operativ të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe.
Vetë Serbia ka ndërmarrë një fushatë të madhe riarmatimi me anë të ndihmës së Moskës, duke ngritur shumë pikëpyetje të qëllimeve reale të Beogradit.

Ndoshta një dritare e këtyre qëllimeve u pa disa muaj me parë me krizën e targave në kufirin me republikën e Kosovës, kur Beogradi dislokoi një numër të madh të ushtrisë. Një veprim ky që ngjan shumë me atë që Rusia bëri në kufirin ukrainas para se të sulmonte. Vetëm prania e forcave të NATO-s ndaloi një inkursion të mundshëm serb drejt territorit Kosovar.

Prania e këtyre forcave si në Kosovë ashtu edhe ne Bosnje Hercegovinë, i cili është një vend tjetër që do të rrezikohej të shpërbëhej, janë prova më e mirë që tregon se sa e rëndësishme është që Ballkani Perëndimor të futet plotësisht nën ombrellën mbrojtëse të Perëndimit.

Megjithëse duket cinike, duhet thënë që pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të sjelli zhvillime pozitive për sa i përket shanceve të integrimit të Ballkanit Perëndimir.

Agresiviteti dhe revanshizmi i Putin do ndryshoj shumë llogaritë gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të lidërve perëndimor, duke përfshirë edhe rajonin tonë. Këtë ndryshim do të kemi mundësi ta vërtetojmë në qershor të këtij viti kur të vendoset për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas sulmit rus kemi hyrë zyrtarisht në një etapë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku do të mbizotëroj ligji i xhunglës, ligji i më të fortit. Kush ngelet jashtë i vetëm rrezikon të bëhet objekt i sulmeve predatore.
It’s a brave new World!

 

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë
Aktualitet

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë

7 Korrik, 2025

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!
Show Biz

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!

7 Korrik, 2025

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025
Show Biz

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com