Jorida Tabaku: Të nderuar qytetarë, mirëdita!
Ju falënderoj për praninë tuaj në mbledhjen e radhës në Komisionin Hetimor për trajtimin e procedurave per impiantin e mbetjeve ne qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes.
Ky komision hetimor i nisur ne datën 28 tetor te vitit 2021, i kërkuar nga PD pas bërjes publike 6 vitet e fundit te aferës se djegësve ne qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes deri me sot ka provuar fakte shume te rëndësishme per opinionin publik. Ne gjykimin tone ne kete afere përveç klientelizmit politik, korrupsionit te dyshuar politik por edhe te faktuar nga akuzat e SPAK-ut; vjedhje taksash me ligj, krijim monopolesh, vendime kolegjiale te bashkisë dhe te qeverise, njëkohësisht ka edhe uzurpim te kompetencave nga persona me funksione publike.
Ne kemi pasur nje liste te gjate me 41 deshmitare.
Sot eshte dëshmia e fundit. Përpara komisionti hetimor eshte thirrur shtetasi Edi Rama ne cilësinë e dëshmitarit per rolin dhe vendimmarrjen e tij si Kryeminister gjate tre procedurave koncensionare.











