Lulzim Basha ka mbërritur pak çaste më parë në selinë e Partisë Demokratike, teksa kanë nisur edhe përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor.
Basha ka përshëndetur shkurt gazetarët që ndodheshin në hyrje të selisë, dhe për një moment ka ngritur shikimin nga qielli duke thënë:
Është një ditë e bukur sot, më mirë do të bëhet”.
Basha zhvilloi një takim të shkurtër me grupin parlamentar të PD-së të cilët i porositi të qëndrojnë afër banorëve të prekur nga përmbytjet, si dhe të fokusohen te përgatitjet për Kuvendin, ku thotë se do të merren vendime të rëndësishme.











