InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Basha mbledh Këshillin, Kuvendi i Berishës i pavlefshëm

13 Dhjetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Këshilli Kombëtar miraton unanimisht rezolutën e propozuar nga Basha, PD distancohet nga “lëvizja Berisha”

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledhi të dielën Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në këtë forcë politike, një ditë pas Kuvendit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët votuan për shkarkimin e zotit Basha. Këshilli miratoi një rezolutë sipas së cilës, vendimet e Kuvendit të djeshëm janë ta pavlefshme, si dhe votoi për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Edi Paloka, 4 sekretarëve si dhe disa anëtarëve të kryesisë, në një votim që rezultoi në 251 vota pro shkarkimit, 4 kundër ndërsa 2 vota u shpall të pavlefshme.

Situata në Partinë Demokratike po bëhet gjithnjë e më e nderë. Që prej ditës së djeshme dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i thirrur prej zotit Berisha dhe mbështetësve të tij, janë dy palë që nuk e njohin njëra-tjetrën. Mes tyre tanimë, po zhvillohet një luftë nervash dhe force.

Kuvendi i djeshëm shkarkoi strukturat drejtuese aktuale të Partisë Demokratike, sikundër dhe zotin Basha. Por ky i fundit, siç dhe pritej, që mbrëmë pas mbledhjes së kryesisë deklaroi se: “asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD-së. Ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës“.

Kuvendi i djeshëm ngriti Komisionin për Rithemelimin e Partisë Demokratike, një strukturë që sipas tyre do të drejtojë Partinë deri në zgjedhjen e strukturave të reja. Ky Komision iu drejtua sot me një thirrje për bojkot anëtarëve të Këshillit Kombëtar të thirrur nga zoti Basha, pasi sipas tij “mbledhja e Këshillit e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme”.

Zoti Basha iu kundërpërgjigj me një tjetër mesazh duke theksuar se “PD-ja nuk do të mbahet peng dhe nuk do të terhiqet zvarre nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA-të”.

Më herët, ish-Kryeministri Berisha përmes një statusi në Facebook duke iu drejtuar demokratëve ishte shprehur se “tani është koha për veprim”, duke i ftuar ata që t’i bashkoheshin atij “në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tona të përbashkëta, Partinë Demokratike”, ndërsa mbrëmë në përfundim të Kuvendit ishte shprehur se “selia është një dhe vetëm një. Selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë, absolutisht, në momentin më të parë që do vendosim”.

Në mesazhin e tij të sotëm, zoti Basha pati dhe një përgjigje për pararendësin e tij kur tha se “askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre”.

Këshilli Kombëtar votoi për të shkarkuar nga funksionet kryetarin e këtij forumi të lartë, Edi Palokën, 4 sekretarët si dhe disa anëtarë të kryesisë, që si ai, ishin pjesë e Kuvendit, në krah të zotit Berisha. Këshilli votoi me 251 vota pro, 4 kundër dhe 2 vota të pavlefshme, për shkarkimin e tyre.

Vendimi u morr me një votim të fshehtë.

“Ata janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD”, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi përpara votimit.

Në pamjet e shpërndara nga Partia Demokratike, zoti Basha u shfaq teksa pritet me brohoritje nga anëtarët e Këshillit, që po sipas PD-së kishte kuorumin e mjaftueshëm, me afro 290 anëtarë, për të vijuar mbledhjen.

Zoti Basha mësohet të jetë shprehur se “dje me një vendim të paligjshëm, antistatutor ,përçarës, percares, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar”. Ai kërkoi që “të mos prevalojë retorika përcarëse, pasi kjo është sipas tij rruga e vetme për të ecur përpara”.

Këshilli miratoi një rezolutë në të cilën saktësohet se “çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendimi këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike”, duke konfirmuar në të njejtën kohë se “Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës”.

Përmes rezolutës, Këshilli distancohet nga deklarimet e ashpra të zotit Berisha që patën në fokus vendimmarrjen e Departamentit të Shtetit ndaj tij, dhe ambasadoren amerikane në Tiranë. “Lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e deklaroi hapur në fjalën e tij Sali Berisha, hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në, nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë. Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës”, nënvizon rezoluta.

 

Të Lidhura

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025
Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025
“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025
Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025
Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025

13 Nëntor, 2025

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025

Shenjat e fatit në dashuri/ 4 zodiakë që do të përjetojnë emocione të papritura këtë muaj
Horoskopi

Shenjat e fatit në dashuri/ 4 zodiakë që do të përjetojnë emocione të papritura këtë muaj

12 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com