InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha sulmon ambasadoren amerikane Yuri Kim: Sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë

11 Dhjetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Berisha: Yuri Kim Shëtit Nëpër Livadhe Me Gazetaren e ERTV-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Ai tha nga Air Albania, atje ku po mbahrt edhe Kuvendin, se diplomatja Kim sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.

“Miqtë e mi, foltorja ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, nga salla në sallë dhe që pushtoi mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Presheve dhe Diasporë, kudo ju janë shqiptarët. Kurrë ndonjëherë shqiptarë nga vitet ’90 e deri më sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri siç kanë ndjekur foltoren e demokratëve shqiptarë. Foltorja ishte vendi ku ju debatuat dhe morët përgjegjësi dhe kërkuat që PD të rithemelohej. Të rithemelohet mbi vlerat dhe parimet dhe statutin e saj. Foltorja faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e lirisë së tregut, e vlerave konservatore, e dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot unë dua të përulem me nderim të madh para atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që me guxim mbushën sallat para atyre mijëra delegatëve që me firmën e tyre bënë të mundur mbledhjen e Kuvendit sot. Miqtë e mi, ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor të popullit shqiptar, e parashikuar kjo në mënyrë gjeniale. E duke i shtuar këto nga zemrat e rinisë studentore te brohoritjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Për ne BE mbetet objektivi madhor. Ne nisëm këtë rrugë në kushte të vështira. Kundër nesh narko shteti me milionat dhe falangat e tij. Kundër nesh pengkryetari me të gjithë mbështetjen e qeverisë, por mjerisht ne u përballëm me një ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-të. Me këtë rast unë dua të theksoj dhe t’i them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia deri sot. Bashkimi Sovjetik ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan ishte perandori e së keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut, e mjerimit dhe e dhunës e terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të, perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. SHBA ka bërë për lirinë e shqiptareve më shumë se çdo vend tjetër në bosh, por për lirinë e botës ka bërë më shumë se kushdo tjetër. Eshtë e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë. Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj.”, tha Berisha.

Kujtojmë se ambasadorja Kim i ka bërë thirrje PD-së që të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi ky i fundit u shpall nga SHBA-të non grata.

Të Lidhura

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025
Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025
“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025
Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025
Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025

13 Nëntor, 2025

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025

Shenjat e fatit në dashuri/ 4 zodiakë që do të përjetojnë emocione të papritura këtë muaj
Horoskopi

Shenjat e fatit në dashuri/ 4 zodiakë që do të përjetojnë emocione të papritura këtë muaj

12 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com