Kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së organizuar në selinë blu për 31-vjetorin e krijimit të PD-së, bëri thirrje përbashkuese për të djathtët.
Basha u shpreh se kjo ditëlindje i gjen demokratët të thyer pasi ish-kryeministri Berisha vendosi interesin personal mbi interesat e demokratëve, por kjo nuk do të thotë se dhe ditëlindjet e tjera do të jenë kështu. Ai ftoi të gjithë ata që kanë gabuar, por që kanë qëllime të pastra t’i bashkohen PD-së.
Le të mos lejojmë ditën e lindjes së Partisë Demokratike, që mishëron idealin e demokracisë, që kundërshtarët e demokracisë, dishpeujt e autokracisë, oligarkia dhe krimi i organizuar të gëzojnë se demokratët janë përçarë. 11 Dhjetori i sotëm është një ditëlindje e thyer për shkak të vendosje s së interesit personal të Sali Berishës mbi interesin e demokratëve.
Por jo çdo ditëlindje shkon ashtu, por ne mësojmë dhe shkojmë përpara, mirëpresim për këdo që ka gabuar, por ka qëllimi të pastra. I them atyre që duan ta përçajnë Partinë Demokratike se nuk do ja dalin pasi ne jemi të vendosur ta çojmë këtë forcë politike drejt fitores.
I uroj të gjithë demokratëve të Shqipërisë kudo që janë gëzuar ditën e krijimit të Partisë Demokratike. Zoti i bekoftë demokratët, zoti e bekoftë Partinë Demokratike, Zoti e bekoftë Shqipërinë.











