InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Komunikim” me Arbërinë. – Nga Gjet NDOJ

27 Tetor, 2021
in InfoPress, Të ndryshme
A A

Ndërkohë që po punoja në mbyllje të këtij libri, që gjithsesi më ka shkaktuar emocione të forta, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën time, pata një ndjesi dhe frymëzim, i cili më ndihmoi të vendosem në një “komunikim me Arbërinë”, gjatë të cilit pata dashuri, dhimbje, por dhe besim se ajo do të ringjallet, do të ringrihet e do të jetojë gjithmonë….:

“Eh, Arbëria ime!

Sa shumë e sa gjatë të lodhën, Zonjë e rëndë, Mbretnesha Jonë e Përjetshme!

Që kur biri yt, më i madhi që Ti linde e rrite, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë, e që kur bijtë e tu, burrat e dheut bashkëkohës të tij e të tjerë më vonë, u vranë e u syrgjynosën, Ti jeton si nëna pa djalë.

Ka më shumë se 500 vjet që dhunohet shtati e shpirti yt i shenjtë.

Heqin e shkatërrojnë shenjat e tua, pjesët më të bukura, e nga ana tjetër vendosin “copëza Azie” pa fund mbi trupin tënd….

Kurrë s’tu ndanë osmanët e vjetër e të rinj, sllavët greket etj. S’u lodhën kurrë bishat e shushunjat duke të rënë e duke të ngrënë. Gjithmonë me ta bashkëveprojnë pa u lodhur pjella e tyre e keqe, ndonëse flasin gjuhën që na mësove Ti, nëna Arbëri. Kanë shkatërruar e po shkatërrojnë në trupin tënd më të bukurat e dheut, kështjella, kisha, por dhe bukuri të tjera që natyra të dhuroi Ty.

Pra më e dhimbshmja është se edhe njerëzit që flasin gjuhën Tënde, po me atë gjuhë mendojnë, bëjnë e thonë të pavërteta për Ty, duke fshehur sa mundin prezencën dhe tjetërsuar formën e përmbajtjen e shpirtit dhe të qenies Tënde të bekuar.

… Dhe e keqja e madhe nuk është se gënjejnë e falsifikojnë, por se ndikimi i tyre është i madh edhe tek bijtë e Tu, që do të donin të të njihnin, madje dhe të krenoheshin me Ty, por që për shkak të tyre (falsifikatorëve dhe të atyre që e shtrembërojnë përditë historinë), Ti po mpakesh (zvogëlohesh) përherë e më shumë.

Ti dhe biri yt, Gjergji, kujtoheni dhe jeni më prezentë përtej detit, në Kalabri, Bazilikata, Siçili e kudo gjetiu në Europë, sesa në trojet e Ilirikut, ku u ngrite e fortë e madhështore për rreth 3-4 shekuj….

Gjithsesi, unë besoj në shpirtin tënd të shenjtë, jo vetëm se u ungjillëzove e u pagëzove ndër të parat e botës, Arbëria ime, që në vitin 57 prej Palit dhe apostujve të tjerë, me “porosi –testament” të Jezu Krishtit, apo për shkak edhe se bijtë e Tu, më të mëdhenjtë e njerëzimit: Kostandini, Justiniani e Gjergj Kastrioti, përhapën e mbrojtën atë frymë, por dhe për faktin se për mbi 500 vjet ushtrim dhune e shkatërrimi mbi Ty, përsëri Ti qëndron, je aty e pavdekshme.

Prandaj unë besoj në ripërtëritjen dhe në rilindjen tënde, Arbëria ime e dashur!”

Tiranë, më 14 gusht 2020.

Gjet Ndoj

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com