Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, i ftuar në një intervistë në Fax Neës, e ka konsideruar të realizueshëm dhe tejet të domosdëshëm për pastrimin e politikës shqiptare nga individët që kanë përvetësuar paratë e shqiptarëve.
SPAK-un dhe BKH i ka konsideruar mekanizma shpresëdhënës për ndarjen e politikës nga segmentet kriminale si dhe ka kërkuar nga këta institucione veprimin e mënjëhershëm të tyre, pasi cdo vonesë është në dëm të procesit dhe të reformës së drejtësisë, të cilën shqiptarët kanë 30 vite që e presin.
Mandatin e 3 qeverisës, Ndocaj e ka konsideruar absurd dhe ka shprehur habinë e tij se si një kryeministër i dënuar për vjedhje, vazhdon të qeverisë një vend anëtar të NATO-s, ndaj dhe premtimet e tij për satelitë në orbitë janë pasojë e cinizmit të tij me qytetarët shqiptarë. Edhe vende të zhvilluara si Italia, nuk kanë satelitë të tyre në orbitë, por këto janë artikulime delirante të një kryeministri që qeveris pa kokëcarje për qytetarët e tij, ndonëse ekonomia dhe sektorët jetikë të vendit janë në krizë, Rama gjen kohë për batuta me satelitë, duke përfituar dhe nga problemet e brendshme që ka partia më e madhe opozitare.











