Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Krenar Gjokutaj dhe Shefi Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë Kelmend Pikuli, janë pezulluan nga detyra mbrëmjen e sotme, me pretendimin e lejimit të udhëtimit jashtë orarit zyrtar të një përfaqësuesi të komunitetit fetar. Në dukje kjo është konsideruar një shkelje në detyrë, por ngjarja duket ka në sfond të tjera zhvillime, pasi autoriteti i shefit të komisariatit të policisë Korçë, Krenar Gjokutaj, është pozitiv dhe me rezultate të shkëlqyera në punë. Krenar Gjokutaj, përtej këtij pezullimi, mbetet një emër profesionist në radhët e uniformave blu, kështu që shumë shpejt do të qartësohet situata dhe ai do rikthehet në radhët e policisë së shtetit për të dhënë kontributin e tij. InfoPressAlbania( D. D)
Njoftimi zyrtar:
Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për trafikun ilegal të klandestinëve në Shqipëri, nisur nga rastet e shumta të kapjes së tyre në territorin e vendit tonë. Nga përgjimet, kanë rënë në “grackë” dhe punonjësit e mësipërm të Policisë, të cilët edhe pse nuk është provuar se kanë ndihmuar sirianët kanë bërë shkelje të tjera.
Kështu, janë pezulluar nga detyra:
– Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
– Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë
– Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
Janë arrestuar:
– Durim Murja
– Jashar Shehu
– Arjan Balla, të tre oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Në “Arrest shtëpie”:
– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.











