InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Partia Demokratike, nën drejtimim e kryetarit Lulzim Basha , është e vetmja forcë përfaqësuese në shërbim të qytetarëve të këtij vendi

7 Tetor, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Partia Demokratike, nën drejtimim e kryetarit Lulzim Basha , është e vetmja forcë përfaqësuese në shërbim të qytetarëve të këtij vendi

Paulin MARKU, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së:

Përshendetje të gjithëve!

Unë jam Paulin Marku .

Kryetari i PD-së Dega Lezhë.

I nderuar Kryetar i PD të Shqiperisë Zoti Lulzim BASHA .

I nderuar Dr. Berisha, Lider historik i Partisë Demokratike.

Të nderuar deputet .

Të nderuar përfaqesues të trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Të nderuar Kryetar të Njësive Vendore dhe Qarqeve.

Të nderuar kolege të Degëve te Partisë Demokratike .

Të nderuar kryetar të grup seksioneve të PD, kryetar të seksioneve, simpatizantë dhe anëtar te Partisë Demokratike.

Ju percjell përshendetjet me të përzemerta nga të gjithë demokratët dhe qytetarët e Lezhës.

Procesi zgjedhor në Degën e Partisë Demokratike Lezhë pas daljes së Udhëzimit të Kryetarit të Partisë zotit Basha, filloi menjëherë me procesin e antarësimeve të reja në të gjitha njësitë vendore te rrethit Lezhë, ku në përfundim të këtij procesi u antarësuan 2580 anëtarë.

Ky proces vazhdoi me zgjedhjen e kryetarëve të seksioneve , sekretarëve të seksioneve , kryetarëve të grup seksioneve, i cili perfundoi në Kuvendin e Degës PD-së Lezhë për zgjedhjen e kryetarit të Degës, me pjesmarrrjen e 10 kanditatëve për kryetar Partie.

Zgjedhjet ishin të lira, demokratike, përfaqësuese me një frymë besimi dhe bashkëpunimi për një të ardhme të sigurt të forcimit të Partisë Demokratike të Degës Lezhë.

Të krahasosh punën e bërë ëe rrethin e Lezhës gjatë viteve të qeverisjes së PD me realitetin e sotëm qeverisës është një ndryshim i madhe dhe i pakrahasueshëm, jo vetëm për ne si demokrat por për çdo qytetar të Lezhës.Gjatë 8- viteve janë ndërtuar 25 shkolla, janë rikonstrukturuar 55- shkolla, janë ndërtuar 9 -zyra të njësive vendore, në çdo fshat ka qendra shendetësore, të gjitha fshatrat janë të lidhura me rrugë të asfaltuara me superstradën, janë ndërtuar 10 ujësjellës, ndërsa sot pas një viti qeverisje kemi një situatë mjaft shqetësuese :

  1. Në vend të punësimit është rritur ndjeshëm shkalla e papunësisë, varfëria dhe ulja e nivelit ekonomik tek çdo familje lezhjane
  2. Nga një administratë profesionale është kthyer në një administrate militantësh, të paaftësh, jo përfaqësues e në shërbim të qytetarëve lezhjanë.Gjatë kësaj periudhe janë larguar nga administrata 120 persona pa motiv largimi.
  3. Asnjë meter rrugë nuk është asfaltuar gjatë këtij viti në rrethin e Lezhës.
  4. Janë ndaluar të gjitha lejet e ndertimit në njësitë vendore, ku veglat e punës për njerëzit e thjeshtë janë kthyer në armë- mbajtje pa leje dhe dhunim nga strukturat e policisë.

Ku të gjithë prisnin uljen e takseve të bizneseve, kemi jo vetëm rritje taksash por një rënje totale të xhiros dhe falimentime të njëpasnjeshme të bizneseve te vogla.

  1. Asnjë investim në bujqësi dhe blegtori.
  2. Premtimi elektoral për një shërbim shendetësor falas është kthyer në një mashtrim për të gjithë qytetaret, të cilët me shqetësimet dhe problemet që kanë ,gjenden para dyerve të spitaleve pas asnjë investim dhe asnjë shërbim falas.
  3. Premtimet e legalizimeve falas në fushatën e zgjedhjeve të 2013 është kthyer në rradhë të gjata njerezish të cilët nuk gjejnë shërbimin që kërkojnë.
  4. Investimet në shkolla, kopshte dhe çerdhe nuk kanë pësuar asnjë përmirësim.
  5. Ligji i ri për ndarjen territoriale si në shume rrethe të tjera ka qenë diskriminues edhe për Lezhën, duke e propozuar me një ndarje territoriale dhe aspak në shërbim të qytetareve.

Nisur nga rrezultati i zgjedhjeve ne 2013 për Partinë Demokratike është dëtyre thelbesore, parimore, morale, kjo e bazuar në vlerat që PD ka pasur në këto vite, që në çdo dege , seksione dhe grup seksion të forcojmë e të rrisim kontaktet me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike nga kryesia e deri tek antari më i thjeshtë.

Hapja e Partisë Demokratike nisur nga vlerat dhe kontributet e çdo demokrati nga viti 1991 e deri tek rinia që të jenë pjesë aktive e strukturave të Partisë Demokratike.

Duhet të jemi të vemendeshem e të mbajmë kontakte të vazhdueshme për çdo problem dhe shqetësim në lidhje me qytetarët dhe domokratet ne çdo cep të rrethit Lezhë.

Të rrisim shkallën e besimit, nisur edhe nga kjo keqqeverisje, të bashkuar, larg inateve dhe hatermetjeve për të qenë të sukseseshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në zgjedhjet parlamentare. Ne Degën e rrethit Lezhë pas përfudnimit të Kuvendit janë bërë edhe 400 antarësime të reja, të moshave të ndryshme.Është ngritur fryma e besimit se Partia Demokratike, nën drejtimim e kryetarit të saj zotit Lulzim Basha , është e vetmja forcë përfaqësuese në shërbim të qytetarëve të këtij vendi.

Ju uroj suksese punimeve te Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike .

Rroftë Partia Demokratike

Rroftë Shqipëria.

Ju faleminderit.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com