InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncimi i Jonila Godoles/ Zhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin

7 Shtator, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Denoncimi i Jonila Godoles/ Zhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), që drejtohet nga Jonila Godole, ka denoncuar sot zhdukjen e pllakës përkujtimore në murin e shtëpisë së disidentes Musine Kokalari, Gjirokastër.

Pllaka në përkujtim të qëndresës dhe disidencës së Musine Kokalarit ndaj diktaturës komuniste shqiptare u vendos në murin e shtëpisë se saj më 16 qershor 2021, me iniciativë të IDMC dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

Në ceremoni ishin të pranishëm të përndjekur politikë dhe 50 nxënës e mësues nga e gjithë Shqipëria. Qëndresa e saj për të mos pranuar regjimin totalitar shërben si burim frymëzimi për të rinjtë, të cilët nuk e kanë përjetuar diktaturën komuniste dhe kanë pak njohje për të.

“Megjithëse shtëpia e Musine Kokalarit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, pas një zjarri të vendosur disa vite më parë, ajo është kthyer në një rrënojë dhe është lënë në harresë totale nga pushteti lokal dhe drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore. Përveç indiferencës për ta restauruar dhe kthyer atë në muze, siç ndodh me figura të nivelit të Musine Kokalarit në vende të tjera ish-komuniste, në Gjirokastër mungon edhe çdo shenjë konvencionale për të orientuar turistin apo të interesuarin drejt shtëpisë ku jetoi Musine Kokalari dhe familja e saj që u përndoq nga regjimi.

Shkulja dhe zhdukja e kësaj pllake përkujtimore tre muaj pas vendosjes së saj, tregon se mbështetësit e regjimit enverist janë ende aktivë dhe të vendosur kundër promovimit të disidencës antikomuniste. Shtëpia e Musine Kokalarit do duhej të shërbente si një vend pelegrinazhi për një rini të orientuar drejt vlerave demokratike dhe mendimit kritik që një personalitet si ajo përfaqësonte. I bëjmë thirrje pushtetit vendor, deputetëve të të gjitha partive të zgjedhur në atë zonë, drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore dhe komunitetit gjirokastrit që të distancohen nga këto akte vandalizmi ndaj përkujtimit të një figure të nderuar dhe frymëzuese si Musine Kokalari”– shkruan Godole.

Musine Kokalari ishte kundërshtare e parë e regjimit komunist. Ajo u burgos dhe u internua dhe vdiq në vetmi për shkak të pikpamjeve të saj politike.

Të Lidhura

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com