InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Shkëlqim Selmani: Lumi i lotëve

6 Shtator, 2021
in InfoPress, Të ndryshme
A A
DIBËR/ Infrastruktura arsimore në situatën më skandaloze, Rreagon MZIU:  Financimet e qeverisë janë diskriminuese

Ishte viti 1984.

Dy zbulime, gati mistike, njëri në Veri e tjetri në Jug, vunë në lëvizje Akademinë Shqiptare të Shkencave. Një grup gjeologësh që kërkonin për minerale në veri të Shqipërisë, bënë një zbulim që i la pa fjalë. Pasi nxorrën sondën e shpimit shpërtheu si shatërvan ujë i pastër si kristal, me ngjyrë bojëqielli. E lanë pak që të rridhte dhe njeri prej tyre vendosi të pinte.

Mbushi një pagure, si ato që mbajnë ushtarët, dhe e vuri te buzët. Piu pak dhe e nxori sërish jashtë duke parë të tjerët me një shenjë habie në fytyrë. Të gjithë e pyetën me gati me një gojë: – Ç’ka, pse e pështyve ? Ai foli qetë : – Është ujë i kripur ! Të gjithë ngelën pa fjalë. Nuk e shpjegonin dot. Burim me ujë të kripur ?! E raportuan te qendra e tyre në Tiranë dhe ndoshta nuk do ishin marrë gjatë me këtë zbulim sikur të mos ndodhte që, në të njëjtën ditë, në jug të vendit, një grupi tjetër gjeologësh që kërkonin naftë të mos u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Edhe këta e raportuan si një dukuri të veçantë, por duke patur afër detin dhe një minierë kripe hamendësuan, se do kishte lidhje me këtë.

Qendra e mori më seriozisht dhe ngriti një grup pune me shkencëtarë të fushave të ndryshme të cilët i pajisën edhe me aparatura me rreze lazer që të ndiqnin vijën e burimit të ujit. Pas 6 muajsh kërkimesh e studimesh konkluzioni ishte i pabesueshëm. Një lumë nëntokësor i kripur përshkron teritoret shqiptare, nga veriu në jug, në formë zigzageje. Fjalët për këtë zbulim kaluan edhe kufirin dhe ngjallën habi edhe në qarqet ndërkombëtare të shkencës.

Në fillim askush nuk i jepte shpjegim të besueshëm kësaj dukurie të pazakontë derisa një plak i moçëm e shumë i mençëm nga Veriu, pasi e dëgjoi këtë zbulim, vajti me djemtë e nipërit, shoqëruar edhe nga një i deleguar i partisë, te burimi i zbuluar.

Pasi pushoi pak i kërkoi njërit prej nipërve ti mbushte një shishe me ujë nga burimi i zbuluar nga gjeologët. Nipi e mbushi dhe ja dha në dorë. Ai i mori së pari erë, pas një minute piu një gllënkë, të cilën para se ta kalonte poshtë e rrotulloi disa minuta në gojë. Ndenji pak i menduar, përdrodhi me dorën e majtë cepat e mustaqeve dhe deklaroi prerë : Janë lotë ! Të pranishmit panë njëri tjetrin me habi e mosbesim.

Pas një heshtjeje disa minutëshe plaku i moçëm e i mençur vazhdoi : Janë lotët e shqiptarëve që ka tre mijë vjet që grumbullohen dhe tashmë si një lumë nëntokësor përshkrojnë tërë Shqipërinë kryq e tërthor e derdhen diku tutje andej nga jugu në detin Jon.

Pastaj pasi u mendua pak tha fjalinë që i drithëroi të gjithë : Pa u tharë ky lumë i lotëve të shqiptarëve; Shqipëria nuk bëhet.

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com