Gara me kandidatë për kryetar të Partisë Demokratike ishte serioze, brenda të gjithë parametrave të demokracisë së brendshme. Idetë, platformat e rinovimit, analiza e humbjes, madje edhe akuzat sa do të rënda veç mirë i bëjnë partisë Demokratike. Të gjitha gjërat duhen thënë në familje sepse e e vërteta i çliron njerëzit. Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli treguan se kanë stof politikani dhe meritojnë respekt nga demokratët.
Lidershipi i PD do të votohet nesër nga antarësia dhe do ti jepë bekimin një lideri që do të kërkojë fitore për ta.
ANALIZA
Para 25 prillit 2021, Partia Demokratike nuk kishte deputetë. Në vitin 2017, kishte vetëm 43 deputetë. Ndërsa pas 25 prillit ka 59 deputetë. Duhet të thërrasim kujtesën e të kujtojmë se PD, prej vitit 2009 nuk i ka 59 deputetë. Në vitin 2013, duke qenë në pushtet, duke pasur të gjitha mjetet, duke pasur qindra bashki e komuna, duke pasur prefektë, kryetarë qarqesh, duke qenë ajo që shpërndan buxhetin dhe përmbledh interesat rreth vetes, arriti të marrë vetëm 57 deputetë.
Sot PD dhe lidershipi i saj, kanë arritur që pa asnjë pushtet të marrin 59 mandate dhe në disa qarqe mandati ka mbetur për shumë pak vota. Nuk duhet ta marrim me lehtësi faktin që Edi Rama ka krijuar shtetin terrorist me mbështetje ndërkombëtare, shtet i cili nuk ka lënë gjë mbi tokë pa bërë për ta marrë me pahir rezultatin. Dhe ky shtet partiak, si asnjë shtet tjetër më parë, ka vështirësitë e veta për tu çmontuar. Nëse harrojmë të llogarisim ketë element dhe ketë realitet, analiza jonë del e pasaktë.
Në ketë realitet, gjithsesi, PD është më e fortë se dje, se krahasimi bëhet me diçka e me një periudhë. Nuk ka krahasim pa u mbështetur diku, pa marë parasysh diçka. Themi më e fortë sepse 59 persona, deputetë do të jenë në terrenin shqiptar e do kenë mundësi e prani pushteti për të mobilizuar më shumë njerëz e interesa legjitime. Kurdo që të organizohen zgjedhjet vendore, 59 deputetë do të kenë ndikimin e tyre në terren, kurdo që të organizohet betejë politike, janë 59 deputetë dhe pushtetit të Ramës kanë nisur t’i lodhen gjunjët nga pesha e vet e madhe.
Pse BASHA duhet të Rikonfirmohet?
Me konfirmimin e z.Basha kryetar partie, PD ruan harmoninë dhe unitetin e këtij grupi parlamentar. Me cilindo tjetër, PD do shkonte duke u zvarritur sepse do të niste një luftë politike e brendshme, mes deputetëve besnikë të z.Basha dhe lidershipit të ri dhe PD do të futej në rrugën pa krye të shkatërrimit dhe zvogëlimit. Kjo nuk do të thotë se duhen shpallur armiq rivalët por nuk duhet lejuar futja në një luftë të brendshme shkatërrimtare.
PD tashmë është futur në shina drejt forcimit të mëtejshëm. E po ta imagjinosh pas datës 13 qershor, do të ketë kryetar dhe grup parlamentar të cilët do të vazhdojnë betejën politike. A nuk ishte ky kryetar e ky lidership të cilët e rritën PD prej 43 në 59 mandate? Po. Atëherë pse nuk besojnë se nga 59 mund ta çojnë në 66 mandate? Pse jo.