InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

POETI GJIN PROGNI, ME “ZANAT”, BJERRJA E VLERAVE TË QËNËSISHME

1 Maj, 2021
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Poeti Gjin Progni në “Arratinë”, si klithmë dëshpëruese

Nga Agron PREBIBAJ

Kjo është një poezi e ardhur mjaft mjeshtërisht nga Gjin Progni, shumë e gjetur në aktualen, me vargje që tjerrin një simbolikë të hollë. Zanat, këto qënie të mitologjisë shqiptare, përfaqësojnë të bukurën, forcën, madhështoren, të dëlirën.
Autori vendos disa fjalë si: zanë, gur, vaj, dëgjim.
Përmes tyre shtjellohet një ide-mesazh i përkuptueshëm: sa kohë nuk do njohim të pastrën, të bukurën, idealin, atëherë forca(guri) do dobësohet, vaji i së bukurës prej moskuptimit do na hidhet si helm në damarë, e ne do shkonim pafundësisht duke u bërë si qënie të rëndomta(ku gomerët pëllisnin, dhelprat hanë lepuj, nënkupto: dinakëria e ha frikën, po kurrë nuk e rrit burrërinë).
Poeti Gjin Progni është një poet që thur vargje plot kuptim dhe që qëllojnë në shenjë, duke zbërthyer etnopsikologjinë e njeriut të sotëm, që shënon bjerrjen nga tradita dhe humbjen e vlerave të qënësishme, që duhet, doemos, të sillen si pikamë dhe të evidentohen.
Vargu i tij krijon detyrimisht forcën e sintezës së mendimit dhe sjell pamje tronditëse të njeriut që duhet të jetë i ndërlidhur në kohë, por që në kohët moderne humbet këtë shkëputje dhe kështu denatyrohet dhe merr forcën e një grotesku donkishotesk.
Duke u nisur nga kjo poezi, mund të mësojmë shumë dhe të ndalemi te Zanat jo në kuptimin folklorik, por të sillemi drejt tyre me një qasje simbolike-realiste,duke kuptuar pikërisht atë që quhet e bardhë,e pastër, kurajoze dhe mobilizuese në shpirtin tonë.
E ndërtuar mbi bazën e një antiteze të fuqishme, poezia na sjell një konotacion mbresëlënës, me pak vargje, flet më tepër se një leksion i tërë, mbi nevojën sesi duhet të qëndrojë njeriu i sotëm në respektimin e atyre vlerave të kahmotshme, duke iu ruajtur gërryerjes së modernitetit i cili huton në bartjen e antivlerave dhe absurdit të tij, që krijon amulli e mosbesim, ku vlera përzihet me antivlerën dhe raportet ndryshojnë e kështu kthjelltësia e horizontit mbushet me retë e zhgënjimit e hamendësimit.
Poeti kërkon kthjelltësi dhe qëndrueshmëri në vlera, pa mohuar të sotmen.
*******************
ZANAT

Zanat,
në rrah të keq
vajtonin.

Shpresa
kishte humbur!

Shkami i fisit,
që datonte ditëvdekjet,
rrëzoi
gurë njoftimi,
si nëpër mote,
por askush s’e besoj njoftimin.

Nga qielli
në tokë
u ulën
zogjtë
e
çukatnin dhenë.

Ogur
për mot
të lig …

Edhe pse zanat
nuk e pranë
vajin
as ditën,
as natën,
kërkush nga fisi im
nuk ndali
me ndigjue
vajin e zanave.

Dhe fluturakët
në qiell fluturonin,
si në zakon.

Gomerët
pëllisnin,
si në zakon.

Qentë
lehnin,
si në zakon.

Dhelpnat
hanin lepuj,
si në zakon
e lepujt
bar hanin,
si në zakon.

Zanat
me vajtue
kush i bani?!

Zanat
mbetën
tuj vajtue
në rrah të keq.
. . .
Arbënorët
mund t’ua ndalin
vajin
zanave.
#Gj.Progni

Të Lidhura

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026

2 Shkurt, 2026

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026

1 Shkurt, 2026

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten
Show Biz

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

1 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com