Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takim elektoral në Tropojë.
Kryedemokrati është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me daulle dhe me thirrjet “Rama ik”.
“Nga ky shesh le të ushtojë ky bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, nr.9. Duke votuar për fëmijët, për fermerët, për infrastrukturën e lënë pas dore, kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi e fshat më fshat do të fillojë nga dita e parë në qeverisje.
Në 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr.9,” tha Basha












