InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Turi i fitores nga jugu në veri, pritje madhështore Bashës në Krujë

17 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Turi i fitores nga jugu në veri, pritje madhështore Bashës në Krujë

Super turi i Bashës nga jugu në veri vijoi në orët e pasdites ka vijuar me një pritje madhështore në Krujë. Qindraa utomjete dhe mijëra qytetarë e kanë shoqëruar Bashën me makina në atë konsiderohet si një ditë e veçantë e fushatës elektorale. Pritja dhe entuziasmi i qytetarëve janë paralajmërimi i qartë i një fitoreje historike me 25 prill.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, krutanë e krutanë, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja faleminderit, mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga Fushë-Kruja. Ndjesë qindra vajzave dhe djemve të cilët ndodhen të bllokuar poshtë në trafik, por ja ku jemi të gjithë bashkë gati për ta zhbllokuar njëherë e mirë rrugën e rinisë krutane, rrugën e rinisë shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër he motra për 8 vjet me radhë rrugën e të rinjve krutanë, rruga e të rinjve shqiptarë është bllokuar nga një njeriu dhe shpura e tij, 8 vjet dështime, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet laku në fyt për shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe pasuri marramendëse për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën, kanë marrë peng Shqipërinë dhe rrugën tonë drejt Europës.

Kanë marrë peng për një kohë të gjatë edhe gjënë më të shtrenjtë, shpresën, shpresën dhe besimin që prindi ka tek vetja, tek bashkëshorti, tek bashkëshortja, shpresën dhe besim për fëmijët tanë. I kanë marrë peng për një kohë tepër të gjatë, por sot nga kryeqendra arbërore e Gjergj Kastriot Skënderbeut buçon thirrja për ta çliruar Krujën, për ta çliruar Shqipërinë nga 8 vjet dështime. 8 vjet vuajtje, takoj gjatë këtyre ditëve dhe javëve nënat shqiptare të cilat kanë sytë e përlotura, zemrat e gjakosura nga të rinjtë e të rejat , bijat e bijtë e tyre që largohen. Takoj sot e gjatë këtyre jave pensionistët të shtyrë drejt kufijve të ekzistencës dhe dinjitetit nga një njëri që 8 vite me radhë i harroj, i nëpërkëmbi dhe i ktheu në krijesa të vobektësisë dhe të vajësisë.

Takoj fermerët të vetmit në Ballkan, të vetmit shqiptarë në kombin tonë të cilët marrin subvencione për prodhimet e tyre dhe asnjë lloj përkrahje. Takoj rinin e mrekullueshme të Krujës, rinin e mrekullueshme shqiptare, të lënë mes dy rrugëve mjerimit apo emigracionit por ju them sot nga Kruja, nga kjo kryeqendër e historisë tonë, i them çdo shqiptari se në 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Për nënat tona, për nënat e rinisë krutane në emigracion, për nënat shqiptare, me 25 prill për ndryshimin, votoni numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme që t’i japim mundësinë të rritet dhe të arsimohet e të punësohet në vendin tonë të mrekullueshëm.

Këtu, në Krujën e zejtarisë, të turizmit, të historisë, për këta që të gëzojnë këtë vend njësoj si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Europës, votoni numrin 9. Për prindërit tanë, rini. Rini që më bën krenare, rini e Krujës, rini e Shqipërisë, për prindërit tanë. Për sakrificën 30 vjeçare të themeluesve të demokracisë, të qëndrestarëve për dashurinë që na kanë falur, rini votoni numrin 9. Që këtej nga kryeqendër, nga kryeprincipata e shtetit të parë Arbror të Shqiptarëve, e cila u njoh nga çdo kancelari të mesjetës Europiane, le ti themi sot që për ta çuar Shqipërinë moderne, të zhvilluar, me paga të larta në Europë, Votoni numrin 9. Për Shqipërinë Europiane votoni numrin 9! E pra ja ku jemi të gjithë bashkë, e ndiej etjen për ndryshim, e prek entuziazmin tuaj në çdo takim.

E ndien, e prek, e di që shqiptarët janë të bashkuar për ta larguar edhe një orë më parë edhe Edi Rama. Ai e di se shqiptarët e kanë ndarë mendjen, se pa e larguar atë, nuk hapen dyert e Europës, nuk hapen dyert e mirëqenies, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën! Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Shqipëria thërret për ndryshim! Ndaj, ai që për 8 vite me radhë s’ka bërë asgjë për premtimet, s’ka mbajtur asnjë fjalën të vetme, vjen vërdallë në dyert e shqiptarëve, kërkon t’ia hapin për herë të tretë. Mos ja hapni derën dështimit për herë të tretë, për hir të familjeve tuaja, për hir të fëmijëve tuaj, nënave shqiptare, pavarësisht prej bindjeve politike.

Nëna dhe baballarë, mos ja hapni dyert dështimit, ka guximin të shkojë pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, 8 vitesh dështimesh qytet më qytet, prapë me projekte 3D, për t’i ngopur shqiptarët me lugën bosh të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura. Ka guximin ta thotë në dyert e shqiptarëve pas 8 vitesh pushtet, 8 vitesh qeverisje, ku nuk bëri asgjë për ta. Por shqiptarët do ta marrin vendimin më 25 prill. Votoni numrin 9! Votoni numrin 9! Nuk mundet kurrë të pranojmë, tani që të gjithë e dimë që ai vet e ka pranuar humbjen. Nuk mund të pranojmë kurrë që një njeri që për 8 vite i mashtroi shqiptarët të kërkoj e të trokas e të bëhet pjesë e qeverisjes tonë.

Kurrë nuk do të ndodh! Ne do ta largojmë me votë dhe do ta hapim rrugën europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu do ta marrim dhe një herë në dorë fatin tonë, fati i nënave krutane nuk do të jetë më në dorë të një njeriu të pashpirt për dhimbjet e vuajtjet dhe lotët e tyre. Fati i burrave krenar të Krujës, fati i burrave krenar të Shqipërisë nuk do të jetë në dorë të katër apo pesë njerëzve që e kanë shtrydhur deri në palcë me Edi Ramën në krye. Fati juaj më 25 prill është në duart tuaja.

Më 25 prill është dita të vendosni me votën tuaj ndryshimin që pret çdo shqiptarë. Për të ardhmen tuaj, votoni numrin 9! Për të ardhmen e Krujës dhe familjeve krutane, votoni numrin 9! Për t’u bashkuar të gjithë si një familje e madhe rreth të vetmes rrugë, për mirëqenie, për paga, bashkë për ndryshim, votoni numrin9! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për prindërit tuaj, votoni numrin 9 për Krujën dhe ju kryeqytetasit e parë të arbrit votoni numrin 9.

Kruja fiton!

Shqipëria fiton!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com