InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Sporti larg politikës”, PD apel anëtarëve të KOKSH përmes Andi LIilës: Mos u përçani nga qeveria në ikje për Fidel Yllin

16 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
“Sporti larg politikës”, PD apel anëtarëve të KOKSH përmes Andi LIilës: Mos u përçani nga qeveria në ikje për Fidel Yllin

Nesër mbahen zgjedhjet për presidentin e KOKSH dhe Koordinatori i PD-së për Sportin Andi Lila i ka bërë thirrje pjesëtarëve që të mos ndikohen nga kandidati për president Fidel Ylli.

Gjithashtu Lila ka bërë thirrje që të shtyhen zgjedhjet në një moment tjetër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANDI LILA, KOORDINATOR PËR SPORTIN

Të dashur qytetarë!

Shumë prej jush jeni mësuar të më shihni me fanellën kuqezi të kombëtares sonë të futbollit, gjithmonë në kërkim të fitores, gjithmonë në përpjekje për t’ju bërë krenarë!

Edhe sot, nga ky pozicion i ri, misioni është i njëjtë: Shqipëria duhet të bëhet një vend më i mirë, edhe përmes sportistëve të saj. Por kemi një pengesë në këtë mision.

Në ditët e fundit para largimit, partia në pushtet po kërkon të politizojë edhe sportin, duke marrë nën kontroll Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Duke zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit, qeveria lejoi ndryshimet në statutin e Komitetit Olimpik për të përfshirë në garën për organet drejtuese të Komitetit edhe politikanët aktivë.

Statuti e ndalonte një gjë të tillë, derisa qeveria aktuale vendosi të ndërhyjë për të emëruar deputetin e saj Fidel Ylli, si president të Komitetit Olimpik Shqiptar.

Me këtë qëllim të papranueshëm dhe të dëmshëm për sportin, këto ditë janë përjashtuar nga procesi i zgjedhjes disa nga federatat më të rëndësishme në vend.

Edhe më herët, Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj: Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur. Ai nuk duhet vënë në shërbim të interesave të pushtetit, por në shërbim të interesit të sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

Në programin për sportin, ne kemi parashikuar se rruga për zhvillimin e sportit është ajo e bashkëpunimit ndërmjet të gjithe aktorëve dhe faktorëve të sportit, mes të cilëve edhe e Komitetit Olimpik.

Por përjashtimi i anëtarëve dhe politizimi i Komitetit është pengesë për këtë bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Përjashtimi nga vendimarrja i disa nga Federatat më me peshë të KOKSH-it nuk është as në frymën e olimpizmit dhe as në frymen e bashkepunimit.
Ndërhyrja e qeverisë në sport është e gabuar dhe dëmshme.

Ne nuk kemi ndërhyrë duke shprehur preferenca për kandidatët për President të KOKSH, porn ë nuk mund të heshtim përpara akteve arbitrare që kanë për qëllim kapjen politike nga qeveria në ikje e Komitetit Olimpik.

Gjendja në këtë organizëm ëhstë shumë kritike, pork jo nuk justifikon marrjen nën kontroll nga politika, dukë përçarë sportin, vetëm për të bërë deputetin socialist Fidel Ylli President të KOKSH-it.

Që kjo situatë të ndalojë dhe të gjitha palët të vënë interesin e sportit mbi interesin partiak, partia Demokratike ka një apel sot për të gjithë drejtuesit e Komitetit: Të shtyjnë zgjedhjet e datës 17 Prill dhe të njëjtët kandidatë për President të KOKSH të konkurojnë duke u votuar nga të gjitha Federatat anëtare të KOKSH, pa përjashtuar asnjërën.

Ky është kontributi më i mirë që mund të japim për sportin në këto momente dhe është mesazhi më i mirë që u çojnë sportdashësve. Mentaliteti se qeveria vendos për sportin duhet të marrë fund!

Nuk është kurrë vonë për ndryshim!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 15 prill 2026

15 Prill, 2026

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com