InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

”Presione, gjoba dhe abuzime”, Tabaku: Grupet e PD në terren po informohen, dimë çdo gjë! Asgjë nuk e ndal ndryshimin

1 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
”Presione, gjoba dhe abuzime”, Tabaku: Grupet e PD në terren po informohen, dimë çdo gjë! Asgjë nuk e ndal ndryshimin

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për punën në terren dhe fushatën elektorale.

Tabaku garanton se në Njësinë Nr.2 në Tiranë PD do të marrë rezultat surprizë dhe më të mirin.

Sipas Tabakut qytetarët që ka takuar e kanë pritur shumë mirë planin ekonomik të PD, madje ka të majtë që duan tashmë të votojnë për ta.

”Një atmosferë e jashtëzakonshme, takuam familjarë, biznese, qytetarë, takuam familje në Tiranë. Po përjetojnë krizë të jashtëzakonshme konsumi, dhe nga ana tjetër rritje e palogjikshme e taksave. Krijohen pasiguri, stres. Qytetarët kanë shqetësimin e jetesës. Pikëpyetje e madhe mbi mbijetesën e familjes shqiptare. Papunësia, varfëria, konsumi. Sigurisht pastaj me rininë ka një grup të madh të rinjsh, pyesin a do të zbatohet plani i PD sic cështë. Shumë veta na thonë për shqiptarët është shpresa e fundit e tranzicionit. Në 8 vitet e fundit kanë pasur një zhgënjim shumë të madh.

Unë besoj që është mirëpritur shumë mirë plani për ekonominë, për taksën e sheshtë, një sërë paktash që synojnë forcimin e shtresës së mesme. Profesionistë të jenë të pavarur, të prosperojnë pavarësisht kush është në qeverisje. Është e vërtetë, situata është e vështirë. Ekonomia është në pikën më të ulët, depresion ekonomik, shpërdorim të buxhetit të shtetit që lidhet me korrupsionin dhe një faturë koncesionesh. Dhe nëse buxheti i shtetit përdoret dhe drejtohet drejt prioriteteve, atëhere do të kemi formalizim të ekonomisë, kanalizim të fondeve që janë vjedhur e abuzuar. është çështje menaxhimi, vullneti. Njësia Nr.2 është zonë e jashtëzakonshme. është gjithë Shqipëria, pamja e gjithë Shqipërisë. PD do të ketë rezultatin më të mirë në degën nr.2,. Kam takuar të majtë që më kanë thënë se do të na votojnë.Në degën 2 do kemi rezultat surprizë. ”- tha Tabaku.

Tabaku ka folur edhe për grupet e PD në terren për mbrojtjen e votës duke deklaruar se po informohen dhe tashmë demokratët dinë çdo gjë për lëvizjet e mazhorancës.

Sipas saj, ka tentativa për abuzime, presione e gjoba por grupet e PD janë pranë për t’u siguruar se asgjë nuk do u ndodhë votuesve.

”Kemi grupe në terren. çdo abuzim e presion. çdo gjobë që vendoset. çdo faturë abuzive nga OSHEE, çdo presion ndaj mësuesve. Kam kontakte pa fund nga mësues, dhe nga administrata që hapur na kanë thënë që do të na votojnë. S’ka asgjë që e ndal ndryshimin. Grupet tona në terren po informohen, informacionet po i shkojnë ndërkombëtarëve. Nuk ka asgjë që mund t’i bëjnë këta që po ikin. Rama kështu është mësuar. Dosja e Dibrës dhe e Durrësit bënë bujë, por asnjë nuk e ndal. Ne kemi dijeni për çdo gjë që ndodh në terren, i kemi denoncuar. Kush ka bërë presion kemi qenë ne pranë për t’u siguruar se nuk do i ndodhë asgjë. Militantë që sillen si banditë e kanë vendin para drejtësisë.

Kemi arritur në nivelin e kapjes së shtetit thotë TI. Biznesi ka kapur politikën. TI identifikoi 9 ligje ku është evidentuar kapja e shtetit. Kam folur pa fund për korrupsionin. Korrupsioni ka kapur prej fryme ekonominë. Në 8 vite janë vjedhur 2 vite buxhet shteti. S’ka sfidë më të madhe se heqjen e korrupsionit. Kudo ku shkon i riu duhet të paguajë për t’u futur në punë.Ne duhet ta eleminojmë dhe do e eleminojmë. Do të ketë raste konkrete që do të çohen para drejtësisë. Pandëshkueshmëria do të marrë fund. çdo para e abuzuar dhe e vjedhur do i rikthehet.”- tha ajo.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com