InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

25 prilli e vetmja shpresë që unë të qëndroj në Shqipëri!

21 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
25 prilli e vetmja shpresë që unë të qëndroj në Shqipëri!

Nga Eva METAJ/

“Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin.”
|FAIK KONICA|

Shumë pak ditë na ndajnë nga zgjdhjet e 25 prillit, datë të cilën e kam shënjuar jo vetëm në kalendar,por edhe në zemër dhe mendje, si ditën e një frymëmarrje të re për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
25 prilli është shpresa e vetme që mua dhe çdo të riu na ka ngelur për të vendosur që ëndrrat tona ti lirojmë nga ‘kafazi’ ku i mbajmë mbyllur për shkak se për 8 vite askush ska pyetur për to,apo ti fusim në valixhe dhe ti marrim me vete atje larg ku të shkojmë…
25 prilli është shpresa e vetme që na ka ngelur për të jetuar këtu,në vendin tonë.
Ne,duruam 8 vite!
8 vite pa liri fjale!
8 vite duke bërë eksperimente nga më të ndryshmet me kombin tonë.
Se njeriu që ka drejtuar vendin tonë për këto vite nuk e do kombin e vet. E ka shitur këtë komb sa herë i është dhënë mundësia.
Një njeri që nuk do shtëpine e vet,Shqipërinë,nuk do mundet kurrë ta bëjë atë një shtëpi më të mirë për të gjithë ne.
8 vite qe nuk po arsimohemi si duhet!
8 vite që nuk po mjekohemi si duhet!
8 vite që shqiptarët nuk po vuajnë për të jetuar por për të mbijetuar.
Boll më!
Le të jetë 25 prilli dita e Fitores së Shqiptarëve!
Le të jetë 25 prilli një kapitull i ri në jetët tona!
Bashkëqytetarë,mos pyesni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyesni cfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. Ky ndryshim,do të jetë përparim për të gjithë ata që e duan këtë vend dhe duan të jetojnë këtu,si UNË!
Unë jam një e re që vendosa që kur isha 18 vjeç,që unë do jetoja këtu,do shkollohesha këtu,do kontriboja këtu dhe do më dëgjohej zëri dhe emri këtu! Unë vendosa që ëndrrat mos ti shpërngulja nga shtëpia e tyre dhe pse shumë herë si çdo moshatar i jetës time,na kanë ‘marrë frymën’ me këtë qeverisje ‘të plakur’.
Ne kemi nevojë për një qeverisje Europiane të cilën unë e shoh vetëm te Lulzim Basha!
Unë dua një qeverisje që nuk me duhet të trokas në derēn e çdo miku për të gjetur një vend pune,por dua atë qeverisje që ma mundëson vendin e punës falë arsimimit dhe aftësisë!
Unë nuk dua një qeverisje mbushur me ‘Tire’ fund e krye të çdo spitali dhe institucioni tjetër. Unë dua një qeverisje që çdo qytetarë,pavarësisht moshës,ngjyrës,gjendjes ekonomike,ta marri shërbimin njësoj. Unë dua një qeverisje që të mbështesi cdo ide dhe projekt të çdo të riu shqiptar.
Të gjitha këto unë i gjej vetëm te Lulzim Basha. Shpresa e vetme që unë të jetoj akoma këtu!
Kurrë nuk pata frikë ta gjykoja të vertetën këto vite! Kurrë nuk pata frikë ta gjykoja të rremen! Unë nuk kam dashur kurrë që Shqipëria të kthehej në një shtet që ka frikë prej njerëzve të vet.
Kur të jeni me stilolapsin në dorë në kutinë e votimit,mendoni për Shqipërinë!
Mos ja merrni më frymën Shqipërisë si në këto 8 vite. Boll 8 vite..
Le të sjellim ndryshimin e madh në 25 prill. Le ta bëjmë Shqipërinë të sigurt për ndryshmërinë!

Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: Ne vuajtëm me vuajtjet e Shqipërisë, në 25 prill do gëzojmë me gëzimet e saj…
Ndrrojn’ edhe stinët e motit,
E për çdo herë ndrron era,
Mbas dimrit vjen prandvera ,
Mbas borës blerimi del.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”
Show Biz

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”

15 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025

15 Nëntor, 2025

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com