Nga Ilir Allkja, mjek
Manarja e Ramës deklaroi para dy ditësh në emosionin OPINION te Fevziut se në Shqipëri kanë ndërruar jetë nga infeksioni i coronavirusit 27 mjekë , kur realisht kanë vdekur më shumë se 44 mjekë .
Injorimi i jetëve të mjekëve të humbura në luftë me epideminë më të madhe të shekullit është kriminale e sadiste nga ana e qeverisë, e akoma më e rëndë bëhet kur ky injorim vjen nga ministria e shëndetësisë .
Personalisht që prej një viti kam kërkuar më shumë siguri e mjete jetëshpëtuese në punën e mjekëve, në mënyrë që t’ju shërbehej më me dinjitet njerzve të infektuar e në nevojë.
Pasojë e neglizhencës skandaloze të kësaj qeverie, sot Shqipëria ka numrin më të lartë në botë të vdekjeve ndër bluzat e bardha, si dhe numrin më të lartë në botë (renditemi të të tretët në planet) për vdekjet nga covid-19 për 1m banorë.