Nga Paulin MARKU, anëtar i Këshilit Kombëtar të PDSH-së
Sot më shumë se kurrë po dëgjohen polemika ,biseda, kënaqësi ,pakënaqësi, shpifje, intriga e lloj –lloj epitetesh pa rëndësi publike e sociale , në krahasim me hallet dhe problemet që kanë realisht shqiparët.
Asnjë listë nuk mund të jetë e përkryer ,e saktë ,përfaqësuese ,gjithpërfshirëse , vlerësuese, pasi ne të gjithë si shqiptarë kemi dëshirë të jemi të parët në parlament, të parët në qeveri,të parët në bashki, institucione, të parët kudo.
1.Kush është sot shqetësimi më i madh i shqiptarëve listat dhe radhitja e tyre apo papunësia që po rritet çdo ditë dhe po varfëron çdo vatër shqiptare.
2.Kush po e shqetëson realitetin shqiptar në këtë kohë covidi, listat apo shendetësia , mbrojtja e jetës dhe shërbimi shendetësor për të prekurit nga pandemia.
3.Kush po varfëron më shumë familjet shqiptare ,prindërit dhe realiteitn aktual social ,diskutimet se , je apo nuk je në listë, kush të futi në lista, apo largimi masiv i të rejave , të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi.
4.Kush e mendon dhe shqetësohet ,se pse nuk janë futur në listë individët të caktuar për qëllime përsonale ,apo shqetësim real janë bizneset që po falimentojnë çdo ditë nga mungesa e xhiros dhe pamundësia e mbijetesës.
5.Kush është shqetësimi real sot sot ,listat dhe emrat e tyre, apo pensionet e ulta ,pagat që nuk sigurojnë nivelin minimal të jetesës, ndihma ekonomike për familjet në nevojë apo ato me aftësi të kufizuara.
6.Parlamenti është një foltore ku secili i mandatur për të përfaqësuar qytetarët në atë institucion ,duhet të jetë një njeri me integritet moral ,njerzor dhe politik ,njohës i mirë i halleve dhe problemeve të zonës që përfaqëson ,jashtë interesave e lakmive personale për pasuri e korrupsion politik.
7.Çdo dasëm apo gëzim familjar ka kënaqësitë apo pakënaqësitë e veta, por dashamirësitë e vertetë duhen të organizohen e të bashkohen drejt qëllimit kryesor ,që është kryerja me sukses e misionit, zgjedhje të lira e demokratike, si vlerë dhe kontribut para qytetarëve të vet.
8.Problematikat reale që po dëmtojnë rëndë sot demokracinë ,institucionet shtetërore ,drejtësinë , arsimin, shendetësinë janë më reale, se sa je apo sje ti në një listë ,të pelqen apo jo lista , pasi të gjithë duhet të mendojnë lirshëm dhe jashtë pasioneve apo egove personale ,si kemi qenë dje dhe si jemi sot në realitetin aktual të çdo familje.
9.Sot është koha ti japim dorë gjithsecilit ,tu kërkojmë ndjesë dhe falje për çdo gabim që kemi bërë në vendimarrjet politike në këto 30- vite, tu afrojmë bashkëpunim e mirëkuptim kujdo jashtë luftës politike që po dëmton të ardhmen e fëmijëve tanë në Shqipëri.
10.Mjaft me retorika e luftë klasash, mjaft me epitete e denigrim figuarash, mjaft me korrupsion e intriga, mjaft me shitje apo blerje votash, mjaft me presione e dhunë politike.
Të gjithë jemi shqiptarë e të sillemi si shqiptarë për vendëlindjen tonë përbashkët !