InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rolet e ndërruara, Rama që sillet si opozitar e Basha si kryeministër

11 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Rolet e ndërruara, Rama që sillet si opozitar e Basha si kryeministër

Analiza e studiueses Belina Budini mbi komunikimet politike të Bashës dhe Ramës në prag të fushatës elektorale

 Ka ngjallur diskutime gjatë ditës së djeshme dalja e kryeministrit të vendit, Edi Rama, me një qasje agresive, në një thuajse fushatë të parakohshme elektorale, ku mbizotërojnë tonet denigruese ndaj opozitës në tërësi dhe eksponentëve të saj në veçanti, gjë që ka shkaktuar reagime dhe kundër-reagime. Cili është opinioni juaj në lidhje me klimën e komunikimit të krijuar në të dy kampet kundërshtare, duke qenë se ju i keni analizuar në vazhdimësi përmes botimeve studimore por dhe shkrimeve publicistike, dinamikat e komunikimit masiv në Shqipëri, sidomos në prag zgjedhjesh? 

Në pamje të parë mund të krijohet ideja që po riaktivizohet konfliktualiteti i zakonshëm mes palëve politike në Shqipëri në prag zgjedhjesh, por deri tani agresivitetin dhe gjuhën denigruese e ka konsumuar pala që më pak pritet, ajo e shumicës dhe vetë kryeministri Rama. Vihet re pra një ndërrim rolesh i pazakontë në komunikimet politike të kampit opozitar dhe atij qeveritar, ku bie në sy veçanërisht fakti që pozita po sillet si të ishte në opozitë. Lajmi i mirë është që të paktën njëra prej palëve po sillet në mënyrë konstruktive dhe ndryshe nga sa pritet, kjo palë është opozita. Lajmi i keq është që kryeministri i vendit shfrytëzon platformën e tij publike për të denigruar kundërshtarët politikë.

Ky nuk është kod normal komunikimi as për një kryeministër, as për një politikan bashkëkohor, që i jep vetes luksin që t’i përqendrojë të gjitha energjitë e tij elektorale për të bërë opozitën e Opozitës, në kushtet kur vendi është në emergjencë ekonomike dhe kërkon përgjigje teknokrate e jo retoriste. Duket sikur, në pamundësi apo vështirësi për të komunikuar qeverisjen, Rama në mënyrë intuitive ka kaluar në opozitë. Këtë perceptim krijoi edhe me “rinovimin” për imazh të listës së kandidatëve dhe të partisë, duke synuar ndoshta të mishërojë vetë opozitën.

Nëse një partie opozitare do t’i bënte punë një qasje e tillë, përvoja ka treguar se qeveria nuk mund të shkojë në kutinë e votimit me retorikë apo simbolika, por me bilanc, ose të paktën me një narrativë suksesi. Riaktivizimi i kartës populiste nga ana e Ramës nxjerr në pah pikërisht atë që kërkon të mbulojë, mungesën e suksesit, në radhë të parë në terma të një bilanci ekonomik, por edhe menaxherial e demokratizues.

Narrativa më tërheqëse që ka ofruar deri tani kryeministri është ajo e vetëmishërimit të opozitës, në përpjekje për të rezonuar si ofertë e re, edhe pas 8 vjetëve konsum qeverisës. A do të mjaftojë një narrativë e re për ta mbajtur në pushtet?! Vështirë të besohet se po, sado që ta ketë “mprehur shpatën për situatën”. Madje, efekti i provokuar mund të jetë krejt i kundërt nga ai i dëshiruari.

Ndërsa një kryeministër me gjuhë të shthurur nuk sjell ndonjë gjë të re për politikën tonë, pasi së paku na kujton Berishën, një kandidat për kryeministër me normalitetin demokratik dhe ekspertizën politiko-juridike të Lulzim Bashës, shfaqet si risia e vonuar e trajektores së demokratizimit. Vetëm një alternativë në thelb demokratizuese si ajo që projekton Basha do të mund ta frenonte prirjen e populizmit joliberal që ka dominuar skenën politike në Shqipëri edhe pas rënies së diktaturës komuniste, dhe do të na provonte më në fund që liberalizmi është më i fortë sesa populizmi.

Një narrativë si ajo e Ramës është e konsumuar tashmë në qeverisje, pa ndonjë bilanc për t’u shënuar në drejtim të rritjes ekonomike, menaxhimit të burimeve dhe kapaciteteve për zhvillim të mëtejshëm si edhe demokratizimit në tërësi që lidhet edhe me vonesën e integrimit europian. Retorika agresive e manifestuar prej tij së fundmi duket se tradhton pikërisht nervozizmin për këto mosarritje si edhe mospërmbushjen e këtyre pritshmërive në dy mandate radhazi.

Si e shihni, duke i krahasuar mes tyre, komunikimin politik të kryeministrit dhe atë të liderit të Opozitës, Lulëzim Basha, në prag të fushatës elektorale?

Ka një ndërrim rolesh të pazakontë në komunikimet politike të të dy kampeve elektorale si strategji krejtësisht të ndryshme që palët kanë zgjedhur për të shkuar drejt zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo mund të thuhet edhe për Bashën e Ramën. Të pangjashëm në shumë drejtime, avantazhi i Bashës është se reflekton qetësi dhe maturi, ndërsa Rama edhe pse e ka në favor inercinë e qeverisjes, reflekton parehati dhe gjuhë të shqetësuar.

Përdorimi i retorikës denigruese e agresive, megjithëse është gjë e natyrshme për profilin e Ramës, mund të mos rezonojë më të njëjtën forcë në kërkim të mandatit të tij të tretë, aq më tepër që justifikimet për përdorimin e kësaj gjuhe bien përballë një kundërshtari të përmbajtur si Basha. Në këtë kuptim, duket sikur kanë ndërruar vendet dhe rolet, me Bashën që sillet si kryeministër dhe Ramën si opozitar. /Gazeta Liberale

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com