PROFIL/ Qeverisja vendore, e cila në thelb nënkupton administrimin në mënyrë të pavarur të problematikave dhe aspekteve të ndryshme në bashkësinë territoriale të caktuar, kërkon para së gjithash njerëz të kualifikuar, specialistë dhe njohës të aftësive komunikative për realizimin e qëllimeve të tij.^
Nisma e kryeministrit Edi Rama, përmes portalit “Deputeti që duam”, ngjalli kërshërinë tonë për të njohur metodologjinë që do të ndiqej dhe klimën positive për afirmimin e vlerave të reja që duhej të ishin shpresa dhe energjia për një Shqipëri që rreket të hyjë në familjen e vlerave europiane.
Përmes vëzhgimeve tona, si dhe nisur nga mesazhet dhe opinionet e mijëra lexuesve tanë, arritëm të pikasim profilin e një vajze ekselente, që është propozuar nga qindra të rinjë dhe të reja të qarkut Dibër, për të qenë kandidate e listës së subjektit politik të Partisë Socialiste për në Kuvendin e Shqipërisë.
Ne udhëtuam rreth 110 km nga kryeqyteti drejt Veriut për të sjellë për lexuesit tanë, profilin e sotëm.
Prej kohësh, qytetarë të shumtë të bashkisë Klos, përcillin opinione dhe superlativa për zv. kryetaren e kesaj bashkie, Znj. Adelina Laçi, duke e perifrazuar thjeshtë si të “jashtëzakonshme”, në kuptimin e performancës profesionale dhe të përgjegjësive funksionale që ajo tregonte në angazhimin e saj institucional.
Me thjeshtësinë dhe stilin komunikativ deri në perfeksion, zv.kryetarja Laçi, ka ndërtuar një mekanizëm të takimit me qytetarët, duke evidentuar problematika dhe ofruar zgjidhje që dëshmojnë aftësinë mirëmenaxheriale dhe pjekurinë administrative të saj.
Mirëseardhja, shoqëruar me një buzëqeshje plot sharm, është kontakti i parë i cdo qytetari me zv.kryetaren e bashkisë, e cila me mjaft finesë qytetare gjen kohën të shtrohet dhe të dëgjojë me vëmendje cdo banor nga cdo skaj I bashkisë Klos.
E mirartikuluar, si dhe me një përgatitje të shkëlqyer arimore, e diplomuar në dy universitete, Adelina Laçi, është emri i natyrshëm që propozohet nga qytetarët e qarkut Dibër pa dallime partiake në portalin “Deputeti që duam”.
Qëndrimi impozant në zyrë, duke qenë e vëmendshme ndaj cdo fjale që thuhet, si dhe me një elegancë ndërhyrjeje gjatë bashkëbisedimit, ishte impresioni i parë që vajza e shkolluar dhe me një karrierë të nisur në dikasterin e ministrisë së arsimit, jepte garancinë e duhur se mishëronte cilësitë më të vyera morale, intelektuale dhe humane, për të qenë një përfaqësues e denjë e qarkut Dibër në tempullin e demokracisë.
Reputacioni i Adelinës, lidhej me një tregues të thjeshtë human. Ajo nuk bënte diferencime politike në trajtimin e cështjve dhe në ofrimin e zgjidhjeve, ndaj dhe mbështetja e saj në bashkinë Klos kapërcente mgjyrat e ylberit, duke u konsideruar me të drejtë shpresë dhe krenari për të gjithë hapësirën e këtij qarku dhe në mënyrë të vecantë për banorët e klosit, me të cilët ajo ndaj angazhimin e saj 3 vjecar në menaxhimin e aspekteve të ndryshme të pushtetit vendor.
Të bindur, se mekanizmat e përzgjedhjes së kapaciteteve më të mira përfaqësuese për në Kuvendin e Shqipërisë janë funksionale, ne jemi besimplotë se znj. Laci do të jetë pjesë e përzgjedhjes nga lista e të rinjve të PS që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke dhënë shembullin e inkurajimit të gjeneratave që me punë dhe përkushtim fitojnë respektin dhe simpatinë e shoqërisë shqiptare.
Afirmimi i znj. Laçi , përvecse një potencial që me punën e saj është shndërruar në model frymëzues, për të rinjtë dhe të rejat e qarkut Dibër, vjen dhe në konteksin e vlerësimit të kontributeve të saj intelektuale, pasi ajo prej kohësh është një zë publik mjaft i respektuar, në trajtimin shkencor të dukurive estetiko-letrare, si dhe në shtjellimin e argumentave që lidhen me vijimësinë dhe domosdoshmërinë e qeverisjes aktuale dhe të politikave të kryeministrit Edi Rama.
Suksese znj. Laçi dhe qofsh faqebardhë në misionin tënd të përhershëm për t’i shërbyer qytetarëve!