InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Pjesëmarrje masive në votime, sekti i rilindjes duhet shporrur me çdo kusht”, thirrja e ish-deputetit Ndocaj: Rama ka luajtur me interesat kombëtare, qeverisja e tij antishqiptare

19 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Ndryshimet në qeveri, Eduart Ndocaj ironizon ministrat: Kur nuk kënaqin shefin, ai ngrihet në mëngjes dhe i largon nga detyra

Ish-deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili prej shumë vitesh është një zë  i fuqishëm i jetës publike dhe asaj politike, me denoncime kundër aspekteve keqqeverisëse dhe fenomeneve korruptive, ka dalë sot me një apel drejtuar qytetarëve shqiptarë, duke i ftuar të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndocaj, në qëndrimin e tij, të postuar në rrjetet sociale, ka nënizuar domosdoshmërinë e masivitetit në zgjedhje, pasi kështu do ndëshkohej qeverisja e sektit të rilindjes, të cilën ai e konsideroi më antishqiptaren dhe më antisocialen.

Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Alencës Demokristiane, Ndocaj i ka ftuar zgjedhësit shqiptar të votojnë subjektin e tij politik, pasi ADK-ja është një forcë që garanton ekuilibra në spektrin politik shqiptar si dhe shërben në ripërcaktimin e qartë të kursit diplomatik, duke detyruar qeveritë të riorientohen gjeopolitikisht me aspiratnë e shqiptarëve që është integrimi europian.

Deklarata e plote:

Miqtë e mi kudo që jeni!
Ky 25 prill i këtij viti, vjen me një ngarkesë të vecantë për shqiptarët, pasi të ndodhur në udhëkryqin e braktisjes së madhe 8 vjecare të rilindjes gjenden në pashpresshmërinë e alternativës qeverisëse, pasi forcat politike që garojnë për të drejtuar vendin, nuk ofrojnë programe serioze për daljen e vendit nga kriza, si dhe nuk japin shpresë për një vizion të qëndrueshëm dhe mirëqeverisje.
Të ndodhur në këtë situatë, qytetari shqiptar ndjehet i tulatur dhe si i tillë, gjendet në dilemën e madhe të mospjesëmarjes në votime. Ky akt do të përbënte shkallmimin total të demokracisë, pasi sekti qeverisës i rilindjes, me në krye Edi Ramën, këtë gjë dëshiron, sepse mospjesëmarrja në votime, praktikisht është mundësi e artë e klikës në pushtet për të vijuar me mandatin e tretë.
Nisur nga kjo premisë, do apeloja cdo shqiptar, të japë kontributin e tij, përmes pjesëmarrjes në votime me dtë 25 prill, dhe të marrë përgjegjësi direkte në afirmimin e një sistemi politik që do të siguronte stabilitet dhe qeverisje të qëndrueshme. Kjo do të arrihej, duke masivizuar votën kundër qeverisjes më antishqiptare dhe më antisociale që ka njohur vendi, si dhe të orientojnë votën e tyre, duke rritur shancet e disa partive të tjera të një spektri politik që nuk i nënshtrohen liderëve të partive të mëdha, me qëllim zhvendosjen e vektorit elektoral nga sistem bipolar në një sistem me pjesëmarrjen e shumë partive të vogla në Kuvendin e Shqipërisë.
Partia Aleanca Demokristiane, si një forcë politike me integritet, garanton qytetarët shqiptarë, se do jemi një zë i fuqishëm i mbrojtjes së interesave kombëtare, të cilat gjatë qeverisjes Rama u nëpërkmbën nga sivllezërit e tij lokal, falë amatorizmit dhe diletantizmit diplomatik të kryeministrit. Do të jemi një pengesë e fuqishme e kujtdo që shpërdoron paratë dhe taksat e shqiptarëve, si dhe do të denoncojmë me forcë cdo kanal korruptiv dhe abuziv që bëhet nga zyrtarë të çdo niveli qofshin.
Partia Aleanca Demokristiane, ju fton të votoni këtë subjekt politik, si siglën që përmes potencialeve të saj konkuruese, jep garancitë e duhuara që Shqipëria të ri-orientohet në gjeopolitikën e saj, drejt vlerave euro-atlantike, si busulla natyrale e saj, pikërisht aty, ku ne kemi vendin në këtë failje të madhe vlerash.
Votoni Alenacën Demokrsitiane!
Përzemërsisht,
Eduart Ndocaj
Sekretar i Përgjithshëm i ADK
May be an image of 11 njerëz dhe text that says 'ADK CO.....ES Partia Aleanca Demokristiane Sekretariati ADK AL Zef Bushati DE Kryetar Eduart Ndocaj Sekretar Pergjithshem Gjon Koliqi Sekretar per Ceshtjet Artit dhe Kultures Shpresa Proseku NenKryetare Renato Dhima Sekretar per Cshetobtr Nderkombetare Kastriot Ahmati NenKryetar Aleksander Kegja Sekretar C Rinise Av. Pjeter Deda Sekretar Pushtetin Lokal Av. Domenika Gjeci Sekretare perCeshtjetZgjedhore Ceshtjet Zgjedhore Davida Marku Sekretare Ceshtjet Sociale Av. Ndue Pjetra Sekretar peJudike Ceshtjet'

Të Lidhura

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025
Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com