InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Për çdo pemë të mbjellë tek Liqeni nga Veliaj, një grataçel në zemër të Tiranës

26 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Për çdo pemë të mbjellë tek Liqeni nga Veliaj, një grataçel në zemër të Tiranës

Nga Aleks KAPLLAJ

Çfarë fshihet pas propagandës së mbjelljes së pemëve nga Erion Veliaj, rreshtimit të ambulancave në qendër të Tiranës, aeroporteve në 3D të Ramës, çelësave të shtëpive garsoniere të tërmetit të ekspozuara si triumf, të bluzave të kampionëve të futbollit (Ronaldos dhe Bufonit) për fëmijët viktima të tërmetit, ministrave kosovarë në qeverinë Rama, qeseve të ndihmave për shqiptarët e varfër gjatë emergjencës sizmike e pandemike?

Çfarë fshihet pas një operacioni të antidrogës në malet shqiptare, pas çdo sekuestrimi të një sasie të hashashit në Portet shqiptare, pas procesit antidrogë si ai i qarkut të Vlorës, pas demonstrimit të automjeteve ushtarake në rrugët e kryeqytetit gjatë Pandemisë? Pyetjet janë retorike dhe përgjigjet dihen nga të gjithë shqiptarët, që e ndjekin me bezdi propagandën e fushatës elektorale të përhershme të Ramës gjatë dy mandateve të tij qeverisëse.

Pas shfaqjeve mediatike të Veliaj, i rrethuar nga administrata e Bashkisë së kryeqytetit, qëndrojnë lejet e ndërtimit të grataçelave që mbushin kryeqytetin me beton aty ku ishin parqet apo parkingjet e pakta që kanë ngelur në Tiranë, apo në vend të vilave tiranëse që ishin pjesë e identitetit të kryeqytetit.

Pas ambulancave të rreshtuara në qendër të Tiranës, fshihen mungesa e kushteve të sigurisë dhe ilaçeve në sallat e kirurgjisë, ku tenderat që duhet të garantonin këto kushte, janë të ndara mes disa biznesmenëve afër Ramës dhe ilaçet për kura në spital, duhet të blihen në farmacitë e të afërmëve që punojnë po në spital.

Pas çelësave të disa garsoniereve të “shkundura” para fytyrës së shqiptarëve në ekranet e të gjitha mediave sidomos në ertv të Ramës, fshihet harresa e mijëra shqiptarëve që jetojnë akoma në çadra në dimrin e dytë pas tërmetit.

Pas bluzave që më ndërhyrjen e kryeministrit i dhuruan futbollistët Ronaldo e Bufon për dy fëmijë, qëndron braktisja e shumë fëmijëve jetimë nga tërmeti, që nuk kanë as kushtet minimale të jetesës. E njëjta gjë është me selfit e ministrave e kryetarëve dhe administrata e bashkive, që në vend që të bëjnë një asistencë strukturore mujore me lekë në bazë të gjendjes ekonomike të tyre, për aq kohë sa është e nevojshme, ata dalin në media me dy qese në duar, që nuk dihet me çfarë kriteresh janë dhënë e që konsumohen brenda një jave.

Pas ministrave kosovarë Shahini e Cakaj, të prezantuar me një krenari të qeverisë “kombëtare”, të cilët, pa asnjë kompetencë dhe mediokër, u larguan si të tillë, fshihet “liçenca” e Ramës për të drejtën për të bërë minishengenin dhe dhurimin e territoreve të Kosovës, duke përjashtuar atë në çdo tratativë jashtë kompetencave të tij dhe në dëm të kosovarëve.

Pas aeroporteve në 3D të Ramës fshihet keqqeverisja dhe mos aftësia e tij, për të përfunduar qoftë edhe një rrugë, me strategji kombëtare siç e bëri Basha rrugën e Kombit, që është sa dhjetra aeroporte të përfunduara e jo në kompjuter.

Në të gjitha operacionet dhe proceset antidrogë, si ai i Vlorës, ku u liruan, me gjykim të lirë, të gjithë të akuzuarit bashkëpunëtore të kultivimit të lëndëve narkotike, drejtues të komisariatit të këtij qyteti (ku Rama është zgjedhur deputet) dhe u mbajtën në burg punëtorët dhe rojet e plantacioneve që punonin për bukën e gojes, ku kultimi në Lazarat në 2013, përbën vetëm 3% i atij që kultivohet sot nga Jugu në Veri në të gjithë Shqipërinë, pas këtyre operacioneve fshihen dhjetra parcela të tjera që punojnë të qetë për prodhimin e hashashit.

Pas vendosjes së automjeteve ushtarake që parakaluan në pranverën e kaluar në Tiranë në kohën e Pandemisë, fshihet demostrimi i forcës dhe aplikimi i ligjeve luftarake në rendin publik nga një ministër, që përdori lëndët kimike ushtarake lotsjellëse kundër protestuesve të opozitës dhe qytetarëve kryeqytetas pas zgjedhjeve lokale moniste dhe shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pas propagandës tuaj ofenduese për çdo shqiptar, fshihet grabitja strukturale e të ardhmes së tyre, fshihet varfëria, papunësia, dëshpërimi që gjen zgjidhje, qoftë edhe pjesërisht, vetëm me ikjen e qeverisjes tuaj abuzuese, duke besuar që pasardhësi juaj, Basha t’a marrë atë detyrë, si shërbim ndaj qytetarëve të vendit dhe me një frymë gjithpërfshirëse, të afrojë intelektualë të aftë për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025

9 Nëntor, 2025

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com