InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga shëndetësia falas, tek shëndetësia ‘badjavah’

24 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga shëndetësia falas, tek shëndetësia ‘badjavah’

Nga Erion Dasho/

Premtimet e Rilindjes për shëndetësi falas dhe sistem shëndetësor anglez nuk harrohen lehtë.

Ato ishin pjesë e premtimeve elektorale bombastike që ndikuan në tërheqjen e një milion votuesve, të cilët në vijim do të njiheshin edhe si “një milion shuplakat”.

Sot, kur sheh në retrospektivë, kupton se ato premtime, jo vetëm që nuk sollën mrekullinë e premtuar, por përkundrazi!

Sistemi Shëndetësor Shqiptar i vitit 2021, nuk ngjan aspak me atë anglez.

Madje edhe ato pak elementë që i japin një sistemi shëndetësor emrin “sistem” sot janë duke u zbehur dhe zhdukur dita ditës.

Mjafton të shohësh se si epidemia e COVID-it në vend që të luftohej nga një sistem u tentua të luftohej në mënyrë donkishoteske nga një turmë të ashtuquajturish “heronj” dhe tre departamentë të ashtuquajtur “spitale”.

Qytetari shqiptar jo vetëm që nuk po përfiton falas nga “sistemi”, por po vuan pasojat e një shëndetësie nga më të pabarabartat në botë. Sot, rreth gjysma e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve vijnë nga xhepat e qytetarëve.

Afrika Subsahariane, rajoni më i varfër i globit, e ka këtë tregues 35%, ndërkohë që Bashkimi Europian e ka më pak se 15%! Me 100 milion eurot e shpenzuara privatisht gjatë pandemisë, ky tregues me siguri do të arrijë nivele edhe më shkatërrimtare për shëndetin dhe financat e qytetarëve shqiptarë.

***

Viti 2021 e rigjen Shqipërinë në fushatë elektorale. Çuditërisht shqiptarët janë duke u përballuar me një déjà vu të premtimit të 2013-ës! Vetëm se kësaj here, kaposhi është katandisur një thelë!

Së pari, Rilindja nuk premton më shëndetësi falas, por një spital të dhuruar dhe të ndërtuar si me shkop magjik!

Premtimi elektoral i sivjetshëm për të ndërtuar një spital për tre muaj, nuk mund të mos sjellë ndër mend Aladinin e 1001 netëve i cili me ndihmën e shejtanit të shishes, ndërtonte një pallat mbretëror brenda natës!

Së dyti, nuk premtohet sistem shëndetësor anglez, por firmoset një marrëveshje gjysmë sekrete që mund ta kthejë atë që ka mbetur nga sistemi shëndetësor shqiptar në një furnizues me pacientë të spitaleve turke.

Spitali i dhuruar i Fierit do të drejtohet për shumë vjet nga menaxherë turq.

Në kushtet e nxitimit të pakuptimtë për ta përfunduar ndërtimin e tij në tre muaj (normalisht një spital i përmasave të tilla kërkon nga 2 deri në 5 vjet për t’u ndërtuar), pyetja që të shkon ndër mend është “A po ndërtohet një spital për të zgjidhur problemet shëndetësore të shqiptarëve, apo paradhoma ku mbushen formularët e kurimit në Turqi?”

Indicijet për këtë nuk mungojnë!

Në marrëveshjen ndërqeveritare të sapo nënshkruar është përfshirë edhe International Health Services Inc. (USHAŞ), kompania shtetërore turke e specializuar në fushën e turizmit mjeksor.

Duket qartë se 300 milion eurot që shqiptarët shpenzojnë çdo vit nga xhepi për trajtim shëndetësor nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sidomos, kur vetëm gjatë muajve të COVID-it, u shpenzuan edhe 100 milion euro shtesë, rreth 50 milion prej të cilave në spitalet turke.

***

Tetë vjet më parë, Rilindja premtoi shëndetësinë falas për të ofruar shëndetësinë ku rripesh nga Tiret dhe matrapazët shtetërorë e privatë!

Sot premtohet shëndetësia badjavah e cila, në vend që të mendojë për zhvillimin strategjik të këtij sektori tashmë të shkatërruar, duket se synon që disa qindra milionë euro çdo vit të orientohen drejt sistemit shëndetësor turk.

Ne shqiptarët përdorim një shprehje që me shumë gjasa e kemi huazuar nga vëllezërit turq: “Më gënjeve njëherë, hallall të qoftë! Më gënjeve për herë të dytë, haram më qoftë!”

Këtë bëjnë mirë ta rikujtojnë shqiptarët kur të dëgjojnë përrallën e Rilindjes për “Shëndetësinë Badjavah”…

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com