InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Përse duhet të mbështesim Partinë Demokratike!

17 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Përse duhet të mbështesim Partinë Demokratike!

Nga Ermal XHELILAJ

Gjatë këtyre viteve nën qeverisjen e Ramës, shqiptarët e kuptuan se e keqja që një forcë qeverisëse mund t’i shkaktoj vendit dhe qytetarëve të tij nuk ka fund. Kjo jo vetëm për faktin sepse premtimet e Ramës për 300.000 vende pune, taksim progresiv të ndershëm, sistem shëndesor cilësor falas, shërbim social efiçent, arsim e kërkim-shkencor me nivel, rend e siguri etj, rezultuan të ishin gënjeshtra të përmasave epike, por paralel me premtimet inekzistente të kësaj Qeverie, vendi iu nënshtrua një numri problematikash të thella lidhur me çedimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, lirisë së mediave dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në fushën ekonomike, financiare, të shëndetit publik, rendit e sigurisë, infrastrukturës, arsimit etj, qeverisja e Ramës dështoi plotesisht duke cenuar standardet themelore të përcaktuara nga BE si kritere bazë për integrimin euro-atlantik, si dhe normave të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë këto standarde. Mbi të gjitha, keqqeverisja e Ramës shkatërroi besimin dhe shpresën e shqiptarëve për një jetë më të mirë, për mirëqenie si dhe për një të ardhme të sigurt drejt standarteve e vlerave europiane. Refuzimi i hapjes së negociatave nga BE për shkak të kësaj keqqeverisje, i dha fund iluzioneve edhe të shqiptarëve më optimist se kjo Qeveri punon për interesat strategjike të Shqipërisë. Rezultoi të jetë e kundërta.

Synimet e Ramës për të instaluar një regjim monopartiak nën juridiksionin e një grupimi pushtetarësh e oligarkësh iniciuan me kriminalizimin e parlamentit dhe qeverisjes qendrore e vendore, duke zgjedhur e emëruar si deputetë, kryetarë bashkish e pushtetarë njerëz të krimit, trafikantë, përdhunues etj. Njëkohësisht, ishin pikërisht politikat e strukturave qeveritare e pushtetarëve që promovuan kanabizimin kombëtar të vendit duke instaluar një sistem bandash, trafiku ndërkombëtar të narkotikëve dhe paligjshmerie në vend, pasojat e të cilës po ndihen në mënyrë dramatike deri në ditët e sotme.

Bashkë me kulturën kriminale të kësaj Qeverie, korrupsioni galopant i pushtetarëve dhe eksponentëve të saj politik nën kamuflimin e sofistikuar në formën e PPP, tenderimeve sekrete, abuzimeve financiare me akset rrugore dhe infrastrukturës, etj, treguan se Rama po e drejtonte vendin drejt një situate të rrezikshme me pasoja të paparashikueshme. Kjo situatë solli si pasojë braktisjen masive të vendit nga të rinjtë, intelektualët dhe qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE. Skandalet konstante të Qeverisë Rama janë bërë aq të shpeshta, sikurse rasti i darkës luksoze të Dubait pasqyroi, sa tashmë për shqiptarët ky nivel qeverisjeje është kthyer në normalitet.

Sikur të mos mjaftonte kriminalizimi, megakorrupsioni dhe arroganca qeveritare, Rama vendosi nën diktatin e tij sistemin e drejtësisë, policinë e shtetit, të gjitha nivelet e pushtetit lokal, bashkitë si dhe pjesën dërrmuese të medias së shkruar, vizive dhe portalet. Keqtrajtimi, arrestimi dhe burgosja e shqiptarëve të pafajshëm dhe kultura e mosndëshkimit të pushtetarëve të korruptuar dhe njerëzve të krimit të lidhur me pushtetin tashmë konsiderohet një situatë problematike qartësisht e perceptueshme për shqiptarët. Si rezultat, instalimi i një regjimi autokratik monist nën lidershipin e Ramës pas dy mandatesh sundimi, nuk është thjesht një retorik politike por një realitet i dhimbshëm, i cili në 2021 rrezikon të kthej Shqipërinë në një sistem monist të krahasueshëm me atë të Hoxhës.

Përballë një Qeverie autokratike të dështuar, të korruptuar dhe të lidhur me botën e errët të oligarkisë e të krimit të organizuar ndodhet e vetmja forcë opozitare pro-europiane, progresiste e demokratike, Partia Demokratike, e cila bashkë me qytetarët shqiptarë kontribuoi jo vetëm në rrëzimin e diktaturës komuniste në vend, por vazhdon të jetë promotore e fuqishme e integrimit me BE-në dhe partneritetit strategjik me SHBA e NATO, e standarteve dhe normave demokratike, të drejtave e lirive themelore të njeriut, unitetit kombëtar dhe progresit ekonomik e social të vendit.

Gjatë këtyre 30 viteve tranzicion demokratik, të gjitha qeverisjet janë karakterizuar nga problematika të caktuara në shumë fusha të veprimtarisë shtetërore e zhvillimit të vendit, por në kontrast të thellë me Qeverinë Rama, nuk mund të mohohet kontributi thelbësor e sukseset strategjike të qeverisjes së Partisë Demokratike 2005-2013. Aderimi në NATO, liberalizimi i vizave, pavarësia e Kosovës, rruga e Kombit, akset rrugore kryesore dhe tuneli i autostradës së Elbasanit, progresi esencial mbi hapjen e negociateve me BE, lufta kundër krimit të organizuar e bandave, janë arritje të rëndësishëme të kësaj force politike dhe qytetarëve shqiptarë që i besuan Partisë Demokratike. Dhe sigurisht, Lulzim Basha në këtë kontekst ka luajtur një rol themelor në arritjen e këtyre standarteve me rëndësi vitale për zhvillimin e vendit.

Partia Demokratike ka qenë e vazhdon të jetë partia e vlerave demokratike e progresit ekonomik, si dhe alternativa më e besueshme politike për të sjell ndryshimin e madh pozitiv në qeverisjen e vendit dhe për ta ndarë Shqipërinë nga kolapsi e tranzicioni që e ka përfshirë Qeveria Rama. Ajo promovon një qëllim të rëndësishëm që bashkon pjesën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, nevojën për ndryshim dhe mirëqenie

Mbi të gjitha, Partia Demokratike me kontributin e saj, kapacitetet intelektuale dhe plan-programin për rimëkëmbjen ekonomiko-sociale dhe integrimin europian të vendit ofron një qeverisje normale, konstruktive e efiçente. Taksimi i sheshtë 9%, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, rritja e punësimit, mirëqenies dhe konkurrueshmërisë dhe në tërësi plani ekonomik i PD ofron frymemarrje e lehtësi fiskale për bizneset dhe ekonominë shqiptare. PD dhe Lulzim Basha gjatë kësaj kohe kanë treguar se të gjendesh e punosh pranë njerëzve, dhe jo propaganda e tipit Rama, është vendimi i duhur për t’i shërbyer vendit dhe shqiptarëve.

Plani i PD i rimëkembjes dhe zhvillimit të vendit përfshin përmirësimin e sistemit shëndetësor duke investuar në infrastrukturën e pajisjet spitalore, rritjen e rrogave të mjekëve e infermierëve, konsolidimin e arsimit të lartë dhe atë parauniversitar me anë të investimeve strategjike në institucionet e arsimit të lartë, laboratoret, lirinë akademike dhe kërkimin shkencor, rritjen e autonomisë financiare të universteteve publike, rritjen e rrogave të mësuesve, etj.

Partia Demokratike, si e vetmja alternative qeverisëse e cila ka mundësinë dhe kapacitetet për të mos lejuar Ramën dhe shpurën e tij të oligarkëve ta kthej Shqipërinë në një sistem monist të para viteve 1990, beson dhe do të mundësoj arritjen e qëllimit themelor që qytetarëve shqiptarë t’iu rikthehet e drejta për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, për t’i ofruar vendit një qeverisje normale, demokratike, të mirëqenies, të zhvillimit ekonomik dhe të integrimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vota për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën është votë për stabilitetin, progresin dhe integrimin e vendit, është një votë vendimtare kundër oligarkisë, autokracisë, kriminalizimit të pushtetit, korrupsionit, konçesioneve PPP, çedimit të demokracisë, grabitjes së pasurive natyrore dhe pronave të shqiptarëve dhe çdo paligjshmëri që përfaqëson Rama dhe Qeveria e tij.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com