Rexhep Zenelaj, babai i aktorit dhe moderatorit të njohur Gentian Zenelaj, ka ndërruar jetën ditën e djeshme.
Zenelaj ishte prekur nga Covid-19 por pavarësisht një beteje disa javore nuk ka mundur dot të mposhtë virusin.
Një ditë pas ndarjes me të atin, aktori Zenelaj, përmes një postimi një Instagram, i dedikon atij disa fjalë prekëse.
“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo“, shkruan Zenelaj në Instagram teksa publikon një foto me djalin dhe të atin e tij.
