InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama në SHBA: Përdor grekët dhe Sorosin për t’u lidhur me administratën Biden

10 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Rama në SHBA: Përdor grekët dhe Sorosin për t’u lidhur me administratën Biden

Nga Beqir Sina

Njeriu i paskrupullt i Tiranës mendon se shqiptarët janë aq budallenj saqë nuk meritojnë ta dinë qëllimin e vizitës së tij në SHBA

Greko-amerikanët e panë me shumë dyshim vizitën e Edi Ramës në Nju Jork. Njeriu i paskrupullt i Tiranës që mendon se shqiptarët janë aq budallenj saqë nuk meritojnë ta dinë qëllimin e vizitës së tij në SHBA, edhe kësaj here na serviri disa fotografi për të treguar se kishte ardhur për punë.

Kryeministri zakonisht fytyrëngrysur, na shfaqet me një buzëqeshje të lumtur në foton me priftin Alex Karloutsos, që njihet si “i forti” i Kryedioqezës Ortodokse Greke të Amerikës (GOA).

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Karloutsos është administrator i përgjithshëm i Kishës, ose ndihmësi kryesor i ish-kryepeshkopit 92 vjeçar Demetrios, i cili vitin e shkuar u tërhoq nga punët e Kishës për shkak të moshës. Karloutsos mbetet figura kryesore e kësaj kishe dhe ka lidhje të forta me George Sorosin. Të dy banojnë në zonën eksluzive bregdetare Hamptons të Nju Jorkut, një element që i afron edhe më shumë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nëse i referohemi komunikimeve me email të interceptuara nga FBI-ja, Karloutsos mban lidhje me Hunter Biden, i biri i Joe Biden, me të cilin shkëmbejnë dreka e darka miqësore. Disa greko-amerikanë që urojnë të mos e shohin Bidenin president, po e sulmojnë At Karloutsos për lidhjet e tij të majta, jo vetëm me Sorosin dhe njerëzit e Bidenit, por edhe me kreun e socialistëve të Shqipërisë, i cili nuk njeh fe ose ide, por vetëm pasurimin privat, famën dhe mbijetesën politike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dhe kjo na sjell tek takimi i fundit në Nju Jork. Le t’i hapim pak letrat.

Çfarë e lidh kryepriftin grek me Edi Ramën? Padyshim që biznesi në radhë të parë. Karloutsos do të përpiqet t’i tregojë administratës së re amerikane se Ramën e ka në xhep dhe se me të mund t’i krijojë ekipit Biden kanale komunikimi konfidenciale, për të marrë si shpërblim favore nga administrata. I biri i At Karloutsos quhet Mike dhe është marrë me biznese të ndryshme. Nga emailet konfidenciale, që tashmë janë bërë publike, rezulton se Mike dhe Hunter kanë lidhje të thella biznesi ku është përfshirë edhe At Karloutsos.
Rama, i cili qëndron në majën e një vendi pranë kolapsit ekonomik, kërkon të nxjerrë përfitimet e veta. Karloutsos mund ta ndihmojë me firma lobimi për fushatën zgjedhore 2021 dhe të bindë administratën e ardhshme Biden se Rama është alternativa e vetme e Uashingtonit në Shqipëri.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rama vepron me dorë të fshehtë dhe është e vështirë të zbulosh se sa paguan nga paratë e shqiptarëve për të shpalosur lobimin e tij për rizgjedhje nëpër qarqet e ndryshme të Amerikës. Sipas zakonit të tij të njohur, Rama ha në restorante të shtrenjtë dhe fle në hotele luksozë, si të ishte pronari i vendit të varfër që qeveris. Nëse dëshironi ta kontaktoni At Karloutsos dhe ta pyesni për misterin e takimit me Ramën, emaili i tij është [email protected]

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gazeta online e komunitetit greko-amerikan Helleniscope ka botuar një artikull që mund t’ju interesojë. Po e japim të përkthyer më poshtë:

Çfarë po ndodh midis Karloutsos dhe Edi Ramës?

Papritmas shtypi shqiptar është mbushur me shkrime në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në SH.B.A. gjoja për të “siguruar” vaksina për Shqipërinë, por që në thelb ishte për t’u takuar me lobistë.

Dhe, kush mendoni se ishte në krye të listës së tij? Karloutsos, natyrisht. Këtu duhet të përmendim që Edi Rama është një “socialist” (i llojit që duhet shkruar me thonjëza) i cili u ngrit në pushtet në Shqipëri me ndihmën e George Sorosit.

Për ta dhënë të plotë tablonë, më lejoni të shënoj gjithashtu se George Sorosi është fqinji me Karlutsos në zonën ekskluzive bregdetare Hamptons të Nju Jorkut.

Nuk jemi të sigurt se kush tjetër ishte në darkë, por duket se Karloutsos kishte shkuar thjesht për biznes. “Making Money” ishte me sa duket menyja kryesore. Feja dhe çdo gjë që ka të bëjë me besimin sigurisht që mungonte, përveç diçkaje të mundshme: si të manipulohet Kryepeshkopi Anastas, i cili tani e ka marrë veten nga Covid-19 dhe së shpejti do të marrë plotësisht detyrat e tij. Anastasios është një gjemb, një pengesë e madhe për “biznesin” e Karloutsos dhe Bartolomeut, pasi ai është teologu më i respektuar i Ortodoksisë në të gjithë botën dhe NUK i ka mbështetur lojërat përçarëse të Bartolomeut në Ukrainë, nuk e ka njohur autoqefalinë e Ukrainës.

Por arsyeja e vërtetë që Edi Rama erdhi në SH.B.A. është padyshim që të lidhet me administratën “e ardhshme”. Populli shqiptar po vuan nga problemet me Covidin dhe ato ekonomike, por Edi Rama i gënjen ata duke pretenduar se arsyeja e udhëtimit të tij ishte për të siguruar vaksinën.

Arsyeja e vërtetë ishte lobimi dhe emri Soros dhe Karloutsos i shpjegojnë të gjitha. Karloutsos ka marrë pozitën e rojes në derën e Joe Bidenit për cilindo nga bota ortodokse që do të donte të hynte tek njeriu, i cili ndoshta – nëse dështojnë të gjitha sfidat ligjore dhe të tjera – bëhet president.

Është e qartë se në Kishën tonë nuk ekziston më turpi. Nëse Karloutsos dëshiron të veprojë si “ndërmjetës” dhe “lobist”, ai ka të gjithë të drejtën ta bëjë këtë, por vetëm PAS dorëheqjes së tij nga GOA (Kryedioqeza Ortodokse Greke e Amerikës). Ai është 75 vjeç dhe lëshon direktiva për “kufijtë e moshës” për të gjithë të tjerët përveç vetes së tij. Kur do të vendosë të largohet më në fund? Kur të largohen ithtarët e fundit? Sot, ne jemi 10 përqindshi i fundit i greko-amerikanëve që ndjekin GOA dhe arsyeja kryesore e largimit të njerëzve është cinizmi i paskrupullt që po tregohet përpara syve tanë dhe mungesa e besimit nga të ashtuquajturit “udhëheqës” të saj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com